By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 7 shenjat e fshehura që tregojnë se vuani nga hernia diskale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > 7 shenjat e fshehura që tregojnë se vuani nga hernia diskale
Shëndetësi

7 shenjat e fshehura që tregojnë se vuani nga hernia diskale

admin
Last updated: 04/03/2024 11:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit megjithëse këto nuk janë të vetmet simptoma të kësaj sëmundje. Nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja, dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh. Gjithsesi dëmtimet e shtyllës kurrizore shkaktojnë sipmtoma të ndryshme të cilat ju mund të jeni duke i injoruar.

Hernia diskale është një gjendje pataologjike e shtyllës kurrizore e ku vertebrat thyhen ose çahen. Kjo sëmundje mund të jetë shqetësuese dhe të përfshijë të gjithë trupin me dhimbje. Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga sinjalet më të zakonshme që vuani nga hernia diskale. Shenjat më të zakonshme që jep hernia diskale i gjeni të renditura si më poshtë.

Dhimbja e gjymtyrëve

Për shkak të dëmtimit të diskut në shtyllën kurrizore dhimbja mund të jetë duke prekur edhe gjymtyrët tuaja. Kjo varet nga zona ku disku është dëmtuar përgjatë kurrizit tuaj. Pra nëse keni dhimbje krahësh me siguri dëmtimi është në pjesën e sipërme të trupit afër qafës. E kundërta do të ndodhë me dhimbjen e këmbëve. Sa më afër mesit dëmtimi aq më shumë dhimbje këmbësh do të përjetoni.

Ftohja e trupit pjesërisht

Kur dëmtoni shtyllën kurrizore shpeshherë nervat janë të çekuilibruar dhe simptomat mund të jenë të ndryshme. Një ndër simptomat jo të drejtpërdrejta të hernies është edhe ftohja e një pjese të trupit. Ftohja mund të përfshijë edhe mpirje të zonës së trupit apo dridhje të saj.

Mpirja e duarve

Simptomat e hernies diskale nuk përfshijnë vetëm dhimbje, pasi dëmtimi ka prekur nervat që i përçojnë mesazhe trurit. Prandaj, nëse keni këtë sëmundje me siguri do të përjetoni edhe vështirësi në lëvizje nga mpirja dhe ftohja e duarve. Në rastin e dëmtimit të shtyllës kurrizore në zonën e qafës mpirja e duarve do të jetë një nga simptomat më të përsëritura.

Dobësim i këmbëve

Sipas të dhënave dëmtimet e shtyllës kurrizore mund të jenë gjithashtu duke ju shkaktuar dobësim të këmbëve. Dëmtimet e nervave sa më afër këmbëve të jenë aq më shumë do të shkaktojnë dobësim dhe mos balancim të tyre.

Dhimbje e këmbëve

Nëse dëmtimi i diskut ndodhet nga zona e mesit e poshtë kjo do të shkaktojë dhimbje të këmbëve. Dëmtimet e shtyllës kurrizore në zonën e mesit shkaktojnë një gjendje të quajtur nervi shiatik. Nervi shiatik do të shkaktojë dhimbje të mëdha në këmbët tuaja duke ju penguar lëvizjen.

Dhimbje kur qeshni apo kolliteni

Megjithëse e qeshura supozohet të jetë ilaçi më i mirë në rastet e dëmtimeve të shtyllës kurrizore, e qeshura do të kthehet në dhimbje. E qeshura, kollitjet apo teshtimat janë disa nga proceset që do t’ju shkaktojnë dhimbje nëse vuani nga hernia diskale.

Dhimbja shtohet kur pushoni

Nëse ngritja e peshave të rënda do t’ju shkaktojë hernien diskale, qëndrimi pa lëvizur mund të përkeqësojë dhimbjen. Qëndrimi ulur apo përkulja para do të kthehet në një proces të dhimbshëm nëse vuani nga hernia diskale./AgroWeb

You Might Also Like

Çfarë duhet të konsumoni për të luftuar celulitin

Bimët që shërojnë shpirtin: Këto gjashtë lule eliminojnë emocionet e rënda

Si ta mposhtni ftohjen?

Çdo ditë pini një gotë qumësht me pak mjaltë: metabolizmi do të punojë si sahat!

Trupi i njeriut ka nevojë për 10 ditë në det

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Humbja e muskujve në moshë të vjetër çështje nervore
Next Article Çfarë mendon blerësi i parë i Apple Vision Pro pas një muaji të përdorimit të pajisjes?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?