By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ylli më i ri i Hollivudit” është robotaksi Waymo
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > “Ylli më i ri i Hollivudit” është robotaksi Waymo
Auto

“Ylli më i ri i Hollivudit” është robotaksi Waymo

admin
Last updated: 04/03/2024 15:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Waymo tashmë ka marrë miratimin për të operuar me automjetet e saj pa shofer në Los Anxhelos dhe zona të tjera.

Komisioni i Shërbimeve Publike të Kalifornisë (CPUC) ka miratuar ofertën e kompanisë së transportit në pronësi të Alphabet për zgjerimin e operacioneve të robotaksive, pavarësisht protestave nga qytetet kryesore të vendit.

“Ne i jemi mirënjohës CPUC-së për këtë votë besimi ndaj operacioneve tona, që hap rrugën për vendosjen e shërbimit tonë komercial Waymo One në Los Anxhelos dhe Gadishullin e San Franciskos”, tha zëdhënësja e Waymo, Julia Ilina.

Waymo ka filluar testimin e programit autonom të vozitjes gjatë vitit të kaluar, dhe ka organizuar një peticion që shteti të miratonte planin e tij të sigurisë së pasagjerëve.

Gjatë këtij procesi, kompania ka pranuar reagime të shumta nga zyrtarët e vendit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Kryebashkiaku i Los Anxhelos, Karen Bass, ka shprehur shqetësimin për automjetet Waymo të cilat sipas tij bllokojnë rrugët kur automjetet e urgjencës përpiqen të kalojnë.

Por, pavarësisht kundërshtimit nga shumë zyrtarë, Waymo mori mbështetje nga shumë grupe e organizata të ndryshme si ato të çiklistëve, këmbësorëve, dhe grupe të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas kompanisë, automjetet me vozitje autonome kanë më pak gjasa të përfshihen në një aksident trafiku sesa ato që drejtohen nga njerëzit.

Por, ka shumë pamje ku shihen veturat Waymo duke ndërprerë qarkullimin rrugor, duke bllokuar automjetet e emergjencës, dhe duke shkaktuar aksidente.

Mosbesimi ndaj këtyre veturave ka arritur kulmin kur gjatë festimit të Vitit të Ri Hënor në San Francisko qytetarët kanë djegur njërën nga to. 

You Might Also Like

Volkswagen sjell teknologjinë e veturave në biçikletat elektrike

Jo zhurmë artificiale, Bentley përdor orkestër për tingullin e SUV-it të ri elektrik

788HS i ri është McLaren-i i parë ‘i ri’ për gati dy vjet

Dacia Striker është vetura më e lirë gjithëpërfshirëse në Evropë

Kia përgatit gjeneratën e re të Sportage, shfaqen pamjet e para të prototipit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pendarovski: Do të anëtarësohem në OBRM-PDUKM nëse arrijnë që maqedonasit t’i fusin në Kushtetutën e Bullgarisë
Next Article ​Fakulteti i Inxhinierisë bëhet me Qendër të Inovacionit, vlerësohet si nyje e kreativitetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?