By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e në Bashkimin Evropian, çfarë tha ambasadori amerikan?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Anëtarësimi i Kosovës në NATO e në Bashkimin Evropian, çfarë tha ambasadori amerikan?
Maqedoni

Anëtarësimi i Kosovës në NATO e në Bashkimin Evropian, çfarë tha ambasadori amerikan?

admin
Last updated: 05/03/2024 08:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Të hënën në Prishtinë u mbajt një panel diskutimi me temë “Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”.

Në këtë panel i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili foli për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO në këtë panel foli edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo u shpreh optimiste se deri në vitin 2030, Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian.

“Është shumë pyetje e vështirë kjo, sepse nuk varet vetëm nga Kosova se ku do të gjendemi në vitin 2030. E di që deri në atë vit shumë gjëra duhet të ndryshojnë dhe projektimet tona më të mira mund të ndodhin deri atëherë. Për shembull duhet të kemi një gjuhë të qartë dhe pengesa për ata që e pengojnë rajonin tonë.

Pra, të gjithë në çfarë mënyre, partnerët tanë, miqtë tanë që do të jenë të pranishëm në rajon duke dhënë sinjale të duhura që luftërat në të ardhmen nuk do të tolerohen, por për t’i parandaluar duhet të veprojmë me të tashmen përndryshe do të jemi në të njëjtën pozitë sikurse në vitet 90’ dhe nëse nuk përdorim parandalimin atëherë do të jemi tepër të zënë për të gjetur strategjitë e duhura për të përfunduar diçka që do të mund ta parandalonim lehtë po të kishte vullnet të mirë, analizë dhe persona të duhur. Ne në vitin 2030, në NATO dhe në BE”, theksoi Gërvalla.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian në vitin 2030 është ambicioz, kurse për anëtarësimin në NATO, theksoi se Kosova duhet ta ndihmojë ShBA-në, në mënyrë që edhe ajo ta ndihmojë Kosovën.

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i dëgjojë këshillat e dhëna.

“ShBA nuk mund të vendos kush mund të jetë shtet anëtar i BE-së. NATO e ka rolin e vet dhe duam ta avancojmë, por duam t’i ndihmojmë Kosovës, por duam që edhe Kosova të na ndihmojë përmes argumenteve të mira, shmangies së rrethanave se si të jesh një avokat efektiv. Shpresa ime është që qeveria do të dëgjoj këshillat e dhëna”, theksoi ai.

Ambasadori amerikan ka folur edhe për procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Hovenier, ka thënë se Kosova duhet të tregojë vullnet të vazhdueshëm dhe kreativitet në dialogun me Serbinë në mënyrë që vendit t’i hapet rruga për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“…Bashkësia ndërkombëtare do që qartazi Kosova të avancojë në rrugën evropiane, pra keni krijuar kushtet për të arritur këtë dhe mënyra e vetme është përmes dialogut të fascilituar nga BE. Ne shpresojmë të shohim përpjekje të ripërtërira për të ecur para…”.

“Jam i vetëdijshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe fascilitatorëve. Disa thonë se Serbia do të shfrytëzojë rastin që të zvarrisë progresin e Kosovës, nuk do ta sfidojë këtë si mundësi. Ajo që mund të them është strategjia më e mirë ne rrethana të tilla për Kosovën është të bëj gjithçka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm kreativitet, energji, përkushtim dhe implementim të obligimeve të cila i ka marrë që i ndihmon procesit për të shkuar para”, u shpreh ambasadori. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kompania diskografike e Sinead O’Connor, i kërkon Trump që të mos përdorë muzikën e saj në takimet e tij politike
Next Article Pedri me mesazh emocionues për tifozët e Barcelonës pas lëndimit të rëndë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?