By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Para deputetëve propozimi për plotësimin e Ligjit me të cilin rregullohet koeficienti për pagesën e pagave në institucionet e arsimit të lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Para deputetëve propozimi për plotësimin e Ligjit me të cilin rregullohet koeficienti për pagesën e pagave në institucionet e arsimit të lartë
MaqedoniTOP LAJM

Para deputetëve propozimi për plotësimin e Ligjit me të cilin rregullohet koeficienti për pagesën e pagave në institucionet e arsimit të lartë

admin
Last updated: 07/03/2024 08:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Në seancën e sotme kuvendore, deputetët do të diskutojnë për propozim plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me të cilin do të harmonizohet paga e punëtorëve në institucionet publike të arsimit të lartë, e cila paguhet nga mjete nga llogaria e buxhetit, për të njëjtin kompleksitet, vëllim të punës dhe të njëjtin arsimim në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë.

Me këtë vendim parashikohet rregullimi i koeficientit për pagesën e pagave për punëtorët në institucionet publike të arsimit të lartë.

Me nenin 1 plotësohet teksti i ligjit me dy nene të reja që rregullojnë ligjërisht pagën e të punësuarve në institucionet publike të arsimit të lartë nga llogaria e buxhetit dhe koeficientin për pagesën e pagës së të punësuarve në institucionet publike të arsimit të lartë nga llogaria e buxhetit.

Me këtë ndërhyrje ligjore duhet të arrihet qartë dhe pa mëdyshje një vlerë e barazuar e koeficientit për pagesën e pagës së të punësuarve në institucionet publike të arsimit të lartë nga llogaria e buxhetit.

Këto ndryshime ligjore më parë i  paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski.

“Me qëllim të tejkalimit të pozitës së pabarabartë të punëtorëve në pesë universitetet shtetërore: “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohri” – Manastir, Universiteti Shtetëror i Tetovës, “Shën Apostul Pali, si dhe në Universitetin “Nënë Tereza”, në koordinimin e sotëm morëm vendim për të propozuar ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti për pagesën e pagave për të punësuarit në institucionet publike të arsimit të lartë, me çka do të sigurohet rritje adekuate e pagave për të gjithë, ka shkruar Mitreski në profilin e tij në Fejsbuk.

Nga ana tjetër, kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, ka theksuar se nuk ka pasur kohë që të nënshkruhen marrëveshjet me universitetet e theksuara dhe të marrin paga më të larta, sepse janë shpallur zgjedhjet.

Të punësuarit nga pesë universitetet publike në Manastir, Tetovë, Shtip, “Shën Apostul Pali” në Ohër dhe “Nënë Tereza” në Shkup të hënën dolën në protesta paqësore për shkak se nuk u nënshkruan marrëveshjet kolektive, gjë që i la me 22 për qind më pak pagë se kolegët e tyre në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” ( UKIM) në Shkup, ku një marrëveshje e tillë tashmë është zbatuar. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komunikacioni nëpër rrugë kryesisht të lagështa
Next Article Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së shumti shi në Kriva Pallankë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?