By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Pagat e gjykatësve”, Këshilli Gjyqësorë konteston vendimin e Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Pagat e gjykatësve”, Këshilli Gjyqësorë konteston vendimin e Kuvendit
Maqedoni

“Pagat e gjykatësve”, Këshilli Gjyqësorë konteston vendimin e Kuvendit

admin
Last updated: 07/03/2024 15:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Këshilli Gjyqësor ka iniciuar në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për pagat e gjykatësve dhe Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Organi më i lartë gjyqësor kërkon që ndryshimet e fundit të miratuara nga Kuvendi të mos hyjnë në fuqi, veprim me të cilin ligjvënësi parandaloi rritjen e rrogave të gjykatësve. Referuar besueshmërisë në sistemin gjyqësor e cila vitin e kaluar ka rezultuar 4 për qind, ndërsa ajo mesatare 19 për qind, me të drejtë shtrohet pyetja: Sa është e drejta morale e punonjësve në sistemin gjyqësorë, respektivisht gjykatësve të kërkojnë rritje rroge, përkatësisht të luftojnë kundër zvogëlimit të rrogave të tyre?!

Me ndryshimet e mbetura në fuqi, rrogat e gjykatësve në Penale, Apel, Supreme, Kushtetuese dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë astronomike në krahasim me rrogat e punonjësve administrativ dhe shumëfish më të larta se rrogat mesatare në vend.

Me rritjet që ishin paraparë, duke mos marrë parasysh përvojën e gjykatësve, shtesat prej 20 për qind dhe angazhimet e tyre nëpër komisione dhe grupe pune, rritja ishte paraparë të varionte nga 10.000 deri në 34.000 denarë shtesë, varësisht pozicionit të gjykatësit dhe shkallës së gjykatës ku është i sistemuar.

Këshilli Gjyqësor dhe gjykatësit në përgjithësi kërkojnë rritje të rrogave në kohën kur dhjetëra lëndë penale u vjetërsuan, pushuan apo u dhanë vendime pa masa efektive. Në kohën kur rekomandimet e grupit të ekspertëve dhe misioneve vlerësuese ishin skandaloze dhe në kohën kur ndikimet politike arritën kulmin sa kaq hakmarrja mes gjykatësve dhe anëtarëve të këshillit shkoi aq larg se u nevojit ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar dhe partnerëve strategjik të cilët ndër vite kanë mbështetur dhe financuar reformat në gjyqësor dhe sundimin e ligjit.

Një letër e ambasadores amerikane në prill të vitit kaluar i tërhoqi vërejtjen gjyqësorit duke u potencuar në të nevoja për reformim urgjent. Në letër ishin potencuar të gjitha përpjekjet e SHBA-ve për reforma, duke vënë në theks të veçantë guximin që duhet të tregojnë gjykatësit në sjelljen e vendimeve gjyqësore. Ajo disa herë ka deklaruar se është e zhgënjyer nga gjyqësori, ndërsa deklarata në këtë drejtim kanë ardhur edhe nga Brukseli dhe raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut. 

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Amnistia penale/ Qefalia: Po bisedohet me ata që kanë vulën dhe me ata që nuk e kanë vulën
Next Article Në Pollog, 132 raste të dhunës në familje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?