By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami: Tetova ka 100 tonë mbeturina në ditë, deponia Rusino ka lejuar vendosje vetëm të 40 tonëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami: Tetova ka 100 tonë mbeturina në ditë, deponia Rusino ka lejuar vendosje vetëm të 40 tonëve
Maqedoni

Kasami: Tetova ka 100 tonë mbeturina në ditë, deponia Rusino ka lejuar vendosje vetëm të 40 tonëve

admin
Last updated: 08/03/2024 13:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 8 mars – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami thotë se grumbujt e mbeturinave që janë krijuar rreth kontejnerëve gjatë disa javëve të kaluara i përkasin asaj që nuk ka pasur ku të dërgohen të gjitha mbeturinat nga qyteti. Sipas tij, është tejkaluar problemi me deponinë Rusino ku ka pasur kufizim të asaj sa sasi mbeturina mund të vendosen.

“Në këtë kohë edhe qendra transitore ka qenë e stërmbushur, në deponinë ka pasur një urdhër nga drejtori që të mos dërgojmë më shum se 40 tonë, ndërsa 100 tonë kemi në ditë. E kemi zgjidhur këtë, tashmë deponia Rusino i pranon gjithë plehrat që i dërgojmë, tani kjo është vendosur në normalitet. Punojmë në orë të natës, për ato deponi të vogla, një nga një, të pastorhen dhe të vendoset në normalitet, që ndërmarrja publike, gjegjësisht për momentin, që operatri privat të mund të menaxhojë në pjesën e pasrrimit të kontejnerëve. Kështu këto 2-3 ditë gjithçka do të vendoset në rend. Dhe nëse ka situatë të ketë ndonjë pjesë ku nuk do të mund të arrijnë ta pastrojnë, do të jemi në kontakt të intervenojmë dhe kjo të zgjidhet”, tha Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shënimit të sotëm të Ditës ndërkombëtare të gruas.   

Ai pret që me ristrukturimin e ndërmarrjes publike komunale, të ketë më shumë mundësi të menaxhohet puna në sipërfaqet publike dhe gjelbërim, siç është bërë sot. Riorganizimi në NPK Tetovë do të sjellë më shumë mundësi të orientuar drejt rregullimit të qytetit.

“Do të ketë një plan të veçantë veprimi për peisazhin, për mbjelljen e luleve dhe pemëve. Ka situata ku kemi mbjellë lule dhe pemë, por nuk ka pasur një strukturë organizative për t’i mirëmbajtur. Tashmë po punohet seriozisht, shoqëria publike që ka mbetur është e organizuar në këtë mënyrë, jo vetëm për të mbjellë dhe gjelbëruar, por edhe që njerëzit të jenë përgjegjës për mirëmbajtjen”, theksoi Kasami.

Për përmirësimin e situatës me higjienën komunale, Kasami tha se në të gjithë qytetin do të shpërndahen 400 kontejnerë të rinj.

Ai përsëriti se procedurat e mëdha administrative e bëjnë të vështirë funksionimin normal të ndërmarrjes së re të drejtuar nga firma austro-sllovene Zaubermaher. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve
Next Article Aksident në Shkup, një veturë ka goditur një këmbësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?