By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Listat e partive në pushtet po marin formën, por ja si pritet të duken listat e VLEN-it!?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Listat e partive në pushtet po marin formën, por ja si pritet të duken listat e VLEN-it!?
AnalizaMaqedoniTOP LAJM

Listat e partive në pushtet po marin formën, por ja si pritet të duken listat e VLEN-it!?

admin
Last updated: 08/03/2024 16:56
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 mars – Mediumet kanë filluar të publikojnë informacione lidhur me radhitjen e kandidatëve për deputetë në listat e partive dhe koalicioneve që pritet të marin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Zgjedhjet mbahen më 8 maj, domethënë fiks edhe dy muaj, prandaj edhe informatat që postohen prej tai ende janë të nivelit jozyrtar. Mirëpo këto informata nëse nuk tregojnë radhitjen e saktë se si do të duken listat e paetive dhe koalicioneve nëpër njësitë zgjedhore, gjithsesi që tregojnë konturat kryesore, por edhe aspiratat që ushqejnë zyrtarët partiakë në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Ministrat jashtë listave, ose në “ulëset e fundit”?!

Deri më tani informacionet më konkrete janë paraqitur për atë se si do të dukeshin listat e përbashkëta të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit dhe Aleancës për Shqiptarët (ASH) të Ziadin Selës. Këtë koalicion të paralajmëruar, që do të quhet Fronti Europain, do e përbëjnë gjithsej edhe tri parti tjera – Lëvizja Populli e Skender Rexhepi Zejdit, Partia Demokratike Evropiane (PDE) e Arianit Hoxhës dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit.

Sipas Televizionit 21, ajo që bie në sy është se asnjë ministër i BDI-së nuk do të jetë në garë për deputetë edhe pse marim vesh që nuk përjashtohet mundësia ndonjëri prej tyre të figuron kah fundi i listave. Kjo do të thotë se lideri integrist, Ali Ahmeti do të del në mejdan me gardën e vjetër.

Njësia Zgjedhore 1

  1. Blerim Bexheti (bartës)
  2. Skender Rexhepi Zejdi – LP
  3. Shkodrane Dardhishta
  4. Ilir Hasani
  5. Studeniçan

Njësia Zgjedhore 2

  1. Sadullah Duraku
  2. Elmi Aziri
  3. Diana Toska
  4. Arbër Ademi
  5. Bastri Bajrami

Njësia Zgjedhore 5

  1. Ziadin Sela (bartës)
  2. Musa Xhaferi
  3. Arbana Pasholli
  4. Xhemil Qamili

Njësia Zgjedhore 6

  1. Ali Ahmeti
  2. Talat Xhaferi
  3. Ilire Dauti
  4. Menduh Thaçi
  5. Faton Ameti
  6. Arta Bilalli Zendeli
  7. Arjanit Hoxha
  8. Valdet Xhaferi
  9. Fisnike Bekteshi Shaqiri

Tani për tani këto janë vetëm kalkulime nga negociatat mes palëve. Listat zyrtare pritet të kalojnë në filtrin e kryesive të partive në fjalë. Zhurnal mer vesh se Ilir Hasani edhe më tej mbetet kandidat serioz të jetë bartës në Njësinë zgjedhore numër 2, e jo i katërit në Njësinë numër 1, kurse Nevzat Bejta do të zhvillon betejë të ashpër që të jetë në mesin e pesë kandidatëve të parë në Njësinë numër 6.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kush sa vlen në VLEN?

Kalkulimet fillestare lidhur me dukjen e listave të kandidatëve për deputetë është duke i bë edhe koalicioni opozitar, VLEN. Për momentin është e qartë se në Njësinë numër 1 bartës do të jetë kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, kurse në Njësinë numër 2 bartës liste do të jetë Afrim Gashi. Në Njësinë zgjedhore numër 5 bartës pritet të jetë përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, kurse në Njësinë zgjedhore numër 6 poashtu është vendosur që bartës liste të jetë kryetari i Tetovës dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Në njësinë numër 6 ka pasur dy variante-i pari, ai që edhe do të jetë në realitet, Arben Taravari të jetë kandidat i koalicionit për president kurse Kasami bartës liste, kurse varianti tjetër ka qenë që Kasami të jetë kandidat për president, kurse Taravari bartës liste.

“Të jem korrekt deri në fund. z.Bilalli, kryetari i Besës më ka ofruar të zgjedh, a do president apo bartës në Njësinë Zgjedhore numër 6, por së bashku në analiza me shokë me miq dhe me dashamirë, edhe me njerëz që kanë sens se si duhet të veprohet, si duhet të lëvizet tutje, unë zgjodha që të jem kandidat për president, kurse Bilall Kasami të jetë bartës në zonën numër 6”, deklaroi Taravari me rastin e promovimit si kandidat presidencial.
Në VLEN thonë se deri tani janë marë vesh vetëm për bartësit e Listave, kurse për dukjen e plotë të listave është folur vetëm në parim.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Jemi marrë vesh që prej çdo partie të kemi nga një bartës në çdo njesi zgjedhore ku shqiptarët nxjerrin deputet. Në njësinë numër 6 pritet të jetë Lëvizja Besa, ma merr mendja kryetari, Bilall Kasami ose i Aleancës për Shqiptarët. Në njësinë numër 1 më duket se është Izet Mexhiti dhe në njësinë numër 2 do të jetë Afrim Gashi. Te njësia numër 5 ende nuk jemi përcaktuar por sipas të gjitha gjasave i takon Aleancës për Shqiptarët”, ka konfirmuar para ca kohe edhe deputeti i ASH-së me kryetar Taravarin, Halil Snopçe.
E nëse “bisedat e deritanishme parimore” bëhen qëndrime zyrtare të VLEN-it, Zhurnal mer vesh se listat e kandidatëve do të duken si në vijim:

Njësi Zgjedhore 1

  1. Izet Mexhiti
  2. Alternativa
  3. ASH
  4. Lëvizja Besa

Njësi Zgjedhore 2

  1. Afrim Gashi
  2. ASH
  3. Lëvizja Demokratike
  4. Alternativa

Njësi Zgjedhore 5

  1. Bekim Qoku
  2. Fatmir Limani (L Besa)
  3. ASH
  4. Alternativa

Njësia Zgjedhore numër 6

  1. Bilall Kasami
  2. ASH
  3. ASH
  4. Lëvizja Besa
  5. Lëvizja Demokratike
  6. Alternativa

Nga VLEN thonë se listat e tyre bazohen në parashikimet që secila nga katër patitë të fitojë së paku 3 deputetë, si dhe një deputet të jetë nga radhët e Vetëvendosjes. Nuk fshehin optimizmin se do të fitojnë edhe më shumë se 13 deputetët e “sigurt”, por kjo mëm së miri do të shihet më m8 maj. Deri në dorëzimin e listave zyrtare në KSHZ mund të ndodhin vetëm disa ndryshime të vogla, në krahasim me këto qëi prezantuam më lart.

Ndërkohë, shumë më pak qarkullojnë informacione lidhur me listat e kandidatëve të partive politike maqedonase. E vetmja gjë që dihet me siguri është se kryetarët e LSDM dhe VMRO-DPMNE, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickovski do të përballen si bartës liste në Njësinë zgjedhore numër 1. I treti në radhë me rejting, Dimitar Apasiev i Levicës, me gjasë do të jetë bartës i listës partiake në Njësinë zgjedhore numër 2, Maksim Dimitrievski garon si president, siç garon edhe Stevço Jakimovski nga partia e radhës parlamentare maqedonase, GROM./Zhurnal

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Xhaferi: Qytetarët të votojnë në zgjedhje pa marrë parasysh afatin e dokumenteve
Next Article Pendarovski priti drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Doganor të Republikës së Koresë, Kvanjang Ko

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?