Shkup, 8 mars – Ushqyerja dhe përmbajtja e ushqimeve sot duhet të jenë temë kryesore e kujdesit për shëndetin e secilit prej nesh. Pasi jemi futur në labirthe kur për gjithçka interesohemi e brengosemi por vetëm për atë se çfarë ushqimesh na servohen në tavolinë, sa herë brenda ditës ushqehemi e të tjera gjëra që janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë, por neglizhenca dhe pakujdesia i fut në sirtarin e gjërave të parëndësishme. E kjo sigurisht nuk kalon pa pasoja por për fat të keq pasojat dhe simptomat e para janë shfaqen më vonë, atëherë kur ndryshimet në fakt deformimet shfaqen në fizikun tonë. Obeziteti te të rriturit dhe fëmijët në Maqedoninë e Veriut është në nivel të lartë, njofton Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Kjo dëshmon që obeziteti nuk duhet të jetë vetëm shqetësim por të shihet si rrezik dhe kërcënim për shëndetin tonë në mënyrë që të merren masa adekuate, shkruan Zhurnal.
Alarmuese: Obeziteti në Maqedoninë e Veriut është në nivel të lartë –
Obeziteti tek të rriturit dhe fëmijët në Maqedoni është në nivel të lartë, njofton Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Studimi i fundit i publikuar në “The Lancet” tregon se, në vitin 2022, më shumë se një miliard njerëz në botë do të jetojnë me obezitet.
“Në mbarë botën, që nga viti 1990, obeziteti është dyfishuar në mesin e të rriturve, dhe katërfishuar në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve – nga 5 deri në 19 vjeç. Në Maqedoninë e Veriut, 28.4 për qind e të rriturve jetojnë me obezitet. Në vendin tonë, obeziteti tek të rriturit është rritur me 13,6 për qind, dhe tek fëmijët dhe adoleshentët me 7,4 për qind, krahasuar me vitin 1990”, thuhet në raportin e ISHP.
“Kjo nismë është sistemi më masiv i monitorimit të tendencave të rritjes së peshës trupore dhe obezitetit tek fëmijët, nëpërmjet matjeve antropometrike të standardizuara dhe vlerësimit të përcaktuesve të obezitetit në mjedisin familjar dhe shkollor. Të dhënat më të fundit tregojnë se 30.5 për qind e fëmijëve të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç në vendin tonë jetojnë me peshë të shtuar trupore ose me obezitet, 13.8 për qind e tyre jetojnë me obezitet ose obezitet ekstrem. Obeziteti është më i zakonshëm tek djemtë, ndryshe nga vajzat”, thuhet në raportin e ISHP-së.
Pasiviteti fizik te fëmijët është një nga përcaktuesit kyç të obezitetit
Shumica e fëmijëve me peshë të shtuar trupore dhe obezitet jetojnë në zona urbane, thuhet në kumtesën e sotme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për 4 Marsin – Ditën Botërore të Obezitetit. Sipas të dhënave të Institutit, shumica e fëmijëve me peshë të shtuar trupore dhe obezitet jetojnë në zona urbane. Kjo mbase është e kuptueshme përshkak të pasivetit të tyre, pra mungesës së aktiviteteve fizike gjë që i karakterizon fëmijët që jetojnë në zona rurale.
“Pasiviteti fizik tek fëmijët për shkak të mundësive të reduktuara për mjedise të sigurta jetese të cilat promovojnë lojë aktive dhe lëvizje të fëmijëve, sjellin më pak lëvizje dhe përdorim të pajisjeve elektronike, si aspekt kyç të obezitetit: afërsisht 40 përqind e fëmijëve të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç kalojnë kohën para televizionit ose përdorin pajisje elektronike për më shumë se dy orë në javë, më shumë se gjysma – 63 për qind lëvizin në mënyrë aktive nga dhe prej shkollës, në këmbë ose me biçikletë”, theksojnë nga OBSH-ja.
Karakteret socio-eknomike të familjeve të fëmijëve dhe disponueshmëria e ushqimit brenda dhe rreth mjedisit shkollor, siç shtohet në kumtesë, ndikojnë në zakonet e të ushqyerit tek fëmijët.
“Gjithsej 32 për qind e fëmijëve nga mosha gjashtë deri në nëntë vjeç konsumojnë pije joakoolike me sheqer më shumë se tre ditë në javë. Gjysma e fëmijëve konsumojnë ushqime të pasura me sheqer më shumë se tre ditë në javë dhe 8.4 për qind e tyre më shumë se një herë në ditë. Vetëm 24 për qind e fëmijëve konsumojnë fruta të freskëta çdo ditë, ndërsa 21 për qind konsumojnë perime të freskëta”, bën të ditur OBSH-ja.
Sipas të dhënave, 30.5 për qind e fëmijëve nga gjashtë deri në moshën nëntë vjet në vend jetojnë me peshë të shtuar trupore ose obezitet, 13.8 për qind e tyre jetojnë me obezitet ose obezitet ekstrem. Nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se tendencat e rritjes së peshës trupore dhe obezitetit tek fëmijët në vendin tonë mbahen në nivele të larta të qëndrueshme.
“Nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse dhe multifunksionale ndaj obezitetit, që nga prioriteti i faktorëve mjedisor që ndikojnë në obezitet, deri te forcimi i kujdesit shëndetësor për parandalimin dhe kontrollin e obezitetit si sëmundje kronike, theksojnë nga ISHP-ja.
Ushqyerja dhe përmbajtja e ushqimeve sot duhet të jenë temë kryesore e kujdesit për shëndetin e secilit prej nesh. Pasi jemi futur në labirthe kur për gjithçka interesohemi e brengosemi por vetëm për atë se çfarë ushqimesh na servohen në tavolinë, sa herë brenda ditës ushqehemi e të tjera gjëra që janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë, por neglizhenca dhe pakujdesia i fut në sirtarin e gjërave të parëndësishme.
E kjo sigurisht nuk kalon pa pasoja por për fat të keq pasojat dhe simptomat e para janë shfaqen më vonë, atëherë kur ndryshimet në fakt deformimet shfaqen në fizikun tonë. Obeziteti te të rriturit dhe fëmijët në Maqedoninë e Veriut është në nivel të lartë, njofton Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Kjo dëshmon që obeziteti nuk duhet të jetë vetëm shqetësim por të shihet si rrezik dhe kërcënim për shëndetin tonë në mënyrë që të merren masa adekuate. /Zhurnal.mk

