By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO e quan dyfytyrësi deklaratën e Talat Xhaferit për kodin zgjedhor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO e quan dyfytyrësi deklaratën e Talat Xhaferit për kodin zgjedhor
MaqedoniTOP LAJM

VMRO e quan dyfytyrësi deklaratën e Talat Xhaferit për kodin zgjedhor

admin
Last updated: 09/03/2024 18:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 mars – Dyfytyrësi e quan VMRO-DPMNE-ja deklaratën e kryeministrit Talat Xhaferi për kodin zgjedhor, me ndryshimin e të cilit partitë thonë se do t’u mundësohet votimi rreth 100 mijë votues që nuk kanë dokument të vlefshëm identifikimi. Xhaferi një herë kishte deklaruar se këto qytetarë kanë mjaft kohë deri në zgjedhje për t’u pajisur me dokumente të reja dhe nuk ka nevojë për ndryshime ligjore, kurse pasi u bënë ndryshimet ligjore, ai tha se ndryshimet janë selektive dhe nuk e zgjidhin problemin deri në fund.

“Kryeministri teknik Xhaferi si përfaqësues i pushtetit ekzekutiv mundet të propozojë ligje, si një ndër propozuesit e autorizuar. Nëse ai vlerëson se ekziston modus i caktuar se si duhet të veprohet me dokumentet në procesin zgjedhor, duhet atë ta propozojë në Kuvend. Megjithatë është dyfytyrësi dhe duhet të kujtojmë se pak ditë para miratimit të ndryshimeve në Kodin zgjedhor me të cilat u mundësua votim edhe me pasaporta të skaduara dhe dokumente personale, vetë ai tha se nuk ka nevojë për miratimin e këtij ligji”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Alsat kërkoi qëndrim edhe nga LSDM-ja por deri në këto momente nuk morëm përgjigje.
Xhaferi qëndrimin për ndryshimet në Kodin zgjedhor e bëri të ditur dje.

“Zgjidhja është e pjesshme, s’është e plotë. Praktikisht unë dhe ju nëse kemi dokumente të skaduara 9 muaj para 24 prillit do të votojmë më 24 prill por çfarë do të bëjmë më 8 maj? Sepse do të jetë afat më i gjatë se 9 muaj. Faktikisht duke dashur të shmangim një përjashtim, bëjmë një përjashtim tjetër. Kështu që zgjidhja, nëse është vendosur të bëhet me ligj, të jetë e hapur që qytetarët të mund të votojnë me dokumente të skaduara, pa marrë parasysh kur u kanë skaduar dokumentet”, tha Talat Xhaferi, kryeministër teknik.

Problemin e kishte bërë të ditur javë më parë ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski i cili tha se janë rreth 100 mijë qytetarë që janë në listën zgjedhore por nuk janë dokument të vlefshëm identifikimi me të cilin të mund të votojnë. Kuvendi tre ditë më parë ndryshoi Kodin zgjedhor dhe hapi mundësinë që në zgjedhje të mund të votojnë edhe qytetarët që kanë pasaporta të skaduara jo më gjatë se 9 muaj para ditës së zgjedhjeve. Respektivisht, më 24 prill do të mund të votohet edhe me pasaporta që kanë pasur afat deri më 24 korrik 2023, kurse më 8 maj do të mund të votohet edhe me pasaporta që kanë pasur afat deri më 8 gusht 2023./Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Nuk ka negociata me opozitën për komisionet hetimore, për Belerin do presim Apelin
Next Article Magjistri i ekonomisë Milaim Abduraimi nga Çegrani i bashkohet LD-së së Izet Mexhitit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?