By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abetarja e unifikuar nuk zbatohet në shkolla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Abetarja e unifikuar nuk zbatohet në shkolla
Maqedoni

Abetarja e unifikuar nuk zbatohet në shkolla

admin
Last updated: 11/03/2024 10:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 mars – Abetarja e unifikuar nuk gjeti zbatim në asnjë nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni, pavarësisht paralajamërimeve të bujshme të ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri se e njëjta do hyjë në përdorim nga viti shkollor 2022-23. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme, ministri Shaqiri tash thotë se Abetarja e unifikuar është lejuar të bëhet pjesë e sistemit arsimor por duhet kaluar procedurat ligjore se si ky tekst të arrij falas tek të gjithë nxënësit.

“Abetarja e unifikuar është lejuar që të futet brenda sistemit tonë arsimor, do të thoja si vendim mund të përdoret si tekst shkollor. Brenda kohës e dini që kemi edhe tekstin për arsimin fillor dhe të mesëm I cili jep të gjitha procedurat e aprovimit dhe procedurat e furnizimit të teksteve të cilat mund të bëhen deri tek fëmijët, aty kemi diskutimin se si mund të futet që ky tekst shkollor të jetë falas për të gjithë nxënësit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Profesori univeristar Xheladin Murati konsideron se nuk ka asnjë pengesë që Abetarja e unifikuar të përdoret në shkollat shqipe të Maqedonisë përveç fondit të ulët të orëve për këtë lëndë.

“Abetarja kombëtare në qoftë se zbatohet këtu e kanë vështirë ta realizojnë mësuesit sepse ajo në Shqipëri realizohet por atje i kanë nëntë orë gjuhë shqipe në javë, te ne kemi pesë orë. Me pesë orë nuk mund të realizohet abetarja kombëtare. Diçka kombëtare nuk ka pos fytyrës së Skënderbeut, asgjë nga trojet shqiptare nuk ka. Tetova përmendet në dy raste edhe Shkupi në dy raste, në dy faqe të abetares se abetarja përcillet edhe me fletore pune. Pak sa e vështirë, është e ngarkuar me material sepse fondi i orëve te ne nuk na përgjigjet ndërsa fondi në Shqipëri është tjetër fare. Mund të përdoret, nuk mund të realizohet tërësisht por shkronjat mund të zhvillohen”, u shpreh Xheladin Murati, profesor universitar.

Përveç Muratit, edhe njohësit e tjerë të gjuhës shqipe kanë vlerësuar se Abetarja e unifikuar duhet të jetë literaturë parësore për filloristët shqiptarë të Maqedonisë dhe jo libër shtesë. Përveç në Shqipëri, Abetarja e unifikuar tashmë gjen zbatim në Kosovë dhe Luginë të Preshevës.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Seancë e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet
Next Article Arrestohen nëntë persona në Manastir, kapen duke vjedhur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?