By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Matje falas e presionit të syve në qendër të Shkupit për Ditën botërore të glaukomës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Matje falas e presionit të syve në qendër të Shkupit për Ditën botërore të glaukomës
Maqedoni

Matje falas e presionit të syve në qendër të Shkupit për Ditën botërore të glaukomës

admin
Last updated: 11/03/2024 13:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 mars – Matje falas e presionit të syve në qendër të Shkupit sot pasdite realizohet me rastin e Ditës botërore të glaukomës. Oftalmologë profesionistë dhe infermierë të trajnuar matin presionin e syve të njerëzve të të gjitha moshave, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zbulimin në kohë të glaukomës.

Siç është theksuar, bëhet fjalë për sëmundje të rëndë oftalmike dhe nëse nuk trajtohet, mund të çojë në verbëri dhe shkaku më i shpeshtë është rritja e presionit të syve. Veçanërisht duhet pasur parasysh se glaukoma në fillim nuk shfaq shenja dhe simptoma, pikërisht për këtë arsye mënyra më e mirë për të zbuluar këtë sëmundje është depistimi dhe parandalimi.

Një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë është fuqizimi afatgjatë i fushave të specializuara, duke ofruar specializime të përshtatshme për institucionet shëndetësore publike.

Konkretisht për oftalmologjinë si specialitet sensitiv, me Programin e Ministrisë së specializimeve dhe subspecializimeve janë siguruar mbi 30 specializime në këtë fushë për disa institucione, ndërsa numri më i madh për Klinikën për sëmundje të syrit, Spitali i përgjithshëm i Strugës, Shtëpia e shëndetit Shkup, Spitali klinik i Manastirit dhe të tjerë.

Janë specializimet që realizohen në këtë katërvjeçar, nga viti 2023 – 2026. Kjo nënkupton forcimin afatgjatë të oftalmologjisë në më shumë institucione anembanë vendit, që nënkupton edhe afrimin e këtyre shërbimeve shëndetësore me vendbanimin e qytetarëve, u theksua në aktivitetin e sotëm.

Këto janë specializime që realizohen në këtë katërvjeçar, nga viti 2023 – 2026. Kjo nënkupton forcimin afatgjatë të oftalmologjisë në më shumë institucione në mbarë vendin, që nënkupton edhe afrimin e këtyre shërbimeve shëndetësore me vendbanimin e qytetarëve, u theksua në ngjarjen e sotme.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në një deklaratë për mediat ka apeluar për rëndësinë e zbulimit në kohë të glaukomës përmes ekzaminimeve parandaluese. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj Klinikës për sëmundje të syrit, si qendër referente për trajtimin e sëmundjeve dhe gjendjeve më të vështira dhe më të komplikuara të syrit.

Në pyetjen e MIA-s, asistent doktoresha Irina Bogdanova informoi se nga mëngjesi i sotëm janë kryer mbi 200 ekzaminime.

Ajo tha se për të janë përgatitur fletushka me informacione për sëmundjen, sa shpesh duhet të shkohet për ekzaminim, si të kryhet depistimi etj.

“Apelojmë për kontrolle të rregullta okulistike. Të paktën një herë në vit, ekzaminimet duhet të jenë rutinë. Njerëzit nuk duhet të vizitojnë okulist vetëm kur kanë nevojë, por duhet të kontrollohen në mënyrë rutinore një herë në vit. Ne do të luftojmë që matja e presionit të syve të futet në kontrolle sistematike. Ashtu siç matet presioni i gjakut çdo vit, duhet të matet edhe presioni i syve”, theksoi Bogdanova.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qytetarët në protestë të qetë kërkojnë që përmbaruesit t’i respektojnë ndryshimet ligjore me të cilat lëndët vjetërsohen
Next Article Një firmë e dyshimtë ruse është përpjekur të hyjë në tender për furnizim të pajisjeve specifike në Ministrinë e Mbrojtjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?