By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Migrimi lë pasoja në gjithë rajonin, më të prekurat shkollat!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Migrimi lë pasoja në gjithë rajonin, më të prekurat shkollat!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Migrimi lë pasoja në gjithë rajonin, më të prekurat shkollat!

admin
Last updated: 11/03/2024 20:00
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 mars – Trendi i mbylljes së klasave në shkollat ​​fillore dhe të mesme në rajon nuk po ndalet. Statistikat e këtij viti shkollor janë më të errëta. Migrimi po zbraz shkollat edhe në vendet e rajonit përpos në vendin tonë, Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë, numri i nxënësve që kanë kërkuar dokumentet për të migruar jashtë vendit në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor dhe vetëm dy muaj pas liberalizimit të vizave është i madh. Megjithatë, numri më i lartë është i mësimdhënësve. Janë afër 600 mësues të cilët janë larguar jashtë vendit. Sindikata e Arsimit në Kosovë gjendjen nëpër shkolla e konsideron si shqetësuese, madje thekson se nëse vazhdon ky fluks i largimit, shkollat do të mbesin të zbrazura. Megjithatë, mbetet shqetësues që shkollat shqiptare po boshadisen gjithandej, kryesisht në numër më të madh dhe shqetësues, nga Tetova, Kumanova, Likova, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Veles, si dhe nga kryeqyteti Shkup, shkruan Zhurnal.

Migrimi po zbraz shkollat edhe në vendet e rajonit –

Trendi i mbylljes së klasave në shkollat ​​fillore dhe të mesme nuk po ndalet. Statistikat e këtij viti shkollor janë më të errëta. Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në shkollat ​​fillore dhe të mesme janë regjistruar 1300 nxënës më pak. Prindërit janë ende në kërkim të fletshpërnguljeve për fëmijët e tyre dhe shkak, siç theksojnë në sqarimet e tyre, është migrimi në vendet e Evropës Perëndimore.

Nga ana tjetër, në Kosovë, numri i nxënësve që kanë kërkuar dokumentet për të migruar jashtë vendit në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor dhe vetëm dy muaj pas liberalizimit të vizave është i madh. Megjithatë, numri më i lartë është i mësimdhënësve. Janë afër 600 mësues të cilët janë larguar jashtë vendit. Sindikata e Arsimit në Kosovë gjendjen nëpër shkolla e konsideron si shqetësuese, madje thekson se nëse vazhdon ky fluks i largimit, shkollat do të mbesin të zbrazura.

“Numri i mësimdhënësve të cilët po largohen nga Kosova, është në rritje në të njëjtën kohë përveç mësimdhënësve të cilët po largohen edhe me familjet e tyre duke i tërhequr edhe nxënësit nga shkollat. Nëse vazhdon një trend i tillë i mësimdhënësve dhe nxënësve, në një të ardhme, shkollat do të mbesin bosh. Kjo është një alarm që shkollat pa mësimdhënës për ata fëmijë që do të mbesin, kush do t’i mësoj. Ndërsa, në vitin 2024, me liberalizimin e vizave, kemi mësimdhënës që fare pa bërë kërkesë po ikin nga vendi ynë dhe po ikin në Evropë për të gjetur vende e kushte më të mirë të punës, fare nuk po bëjnë kërkesa për pushim dhe vetëm po largohen. Numri sipas kryetarëve të sindikatave komunale, është diku afër 600 mësimdhënës tani më veçse nuk i kemi në shkollat tona”, tha Vjollca Shala, nënkryetare e Sindikatës së Arsimit.

“Që nga shtatori e deri para dy jave të fundit, të paktën kemi 75 nxënës të cilët i kanë marrë dokumente dhe kanë shkuar në botën e jashtme. Në mesin e këtyre nxënësve kemi edhe një mësuese që ka shkuar edhe ajo të jetojë në Gjermani.  Këto javët e fundit kemi një paralajmërim, disa prindër të cilët janë duke pritur dokumentet deri sa ata do të pajisen më këto dhe pastaj mund të jetë edhe mundësia që edhe 22/23 nxënës të shkojnë në botën e jashtme”, u shpreh Ismet Gashi, drejtor i shkollës.

Shkollat po zbrazen, qytetarët në kërkim të një jete më të mirë –

Vetëm për tre muaj nga 10 shkolla fillore të Gostivarit, 60 nxënës kanë kërkuar fletëshpërngulje për t’u larguar nga vendi, ndërsa 40 nxënës të shkollave të mesme, kanë marrë fletëshpërngulje për arsye të bashkimit familjar jashtë vendit, 95 % e nxënësve janë larguar në Gjermani, ndërsa një pjesë tjetër edhe në shtete tjera.

Përveç shkollave të Gostivarit edhe shkollat e komunës së Tetovës përballën me rënie të numrit të nxënësve shkaku i bashkimit familjarë në shtetet Evropiane.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, nga 12 shkollat fillore të Tetovës, fletëshpërngulje kanë marrë 128 nxënës dhe nga pesë shkolla të mesme të kësaj komune 31 nxënës janë shpërngulur jashtë shtetit. Për vetëm tre muaj nga katër shkolla fillore në Tetovë, 99 nxënës janë çregjistruar shkaku i shpërnguljes jashtë vendit.

Përveç dy shkollave fillore në Tetovë në të gjitha shkollat tjera ka çregjistrim të nxënësve shkaku i largimit jashtë vendit. Përveç shkollave në komunat më të madhe edhe ato të komunave më të vogla po zbrazen gradualisht. Nga 7 shkolla fillore dhe 4 të mesme të Komunës së Velesit nga fillimi i vitit shkollor e deri tani janë çregjistruar 41 nxënës, kërkesat kryesisht kanë qenë për bashkim familjar jashtë vendit në shtete të ndryshme.

Në komunën e Zhelinës, nga gjashtë shkollat qendrore dhe 11 shkolla periferike vetëm në këtë tremujor janë çregjistruar 47 nxënës të cilët kryesisht kanë bërë bashkim familjar në Gjermani, Zvicër, Itali dhe një në shtetin e Norvegjisë. Numri total i nxënësve në Komunën e Zhelinës është ulur ndjeshëm dhe tani më kanë mbetur 2407 nxënës, ka raportuar televizioni Alsat.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kujtojmë që, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në të gjitha shkollat fillore të vendit ishte 185.099, që paraqet një rënie prej 0.8% krahasuar me vitin shkollor paraprak 2021-2022.

Shkollat shqiptare po boshadisen gjithandej, kryesisht në numër më të madh dhe shqetësues, nga Tetova, Kumanova, Likova, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Veles, si dhe nga kryeqyteti Shkup. Në një deklaratë për KlanM profesori universitar Fati Iseni ka sjellë disa shifra konkrete të cilat tregojnë në mënyrë të qartë numrin e nxënësve që sot mungojnë.

“Nëse në vitin 2006-2007 në nivel shtetëror kishim 228.207 nxënës në vitin 2020-2021 kemi 185.925 nxënës. Do të thotë në nivel shtetëror kemi rënie për 44 mijë e 282 nxënës. Kjo do të thotë se një qytet i tërë na mungon në shkolla fillore apo 18,5% jashtëzakonisht shifër e lartë” ka thënë Fati Iseni, profesor universitar.

Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mbyllen dyert e kopshteve për fëmijët e pavaksinuar
Next Article Taravari prezantoi edhe një prurje të re në ASH

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?