Athinë, 12 mars – Pjesëtarë të forcave speciale të Maqedonisë së Veriut, së bashku me forcat speciale të shtatë vendeve të tjera dhe Greqisë nikoqire, marrin pjesë në stërvitjen ushtarake “TROJAN FOOTPRINT (TFP) – 24”, që po mbahet në territorin grek në kuadër të stërvitjes së NATO-s “STEADFAST DEFENDER – 24”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Stërvitja e forcave speciale – forcat për operacione speciale “TROJAN FOOTPRINT (TFP) – 24”, ka nisur më 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më 15 mars, marrin pjesë forca speciale dhe mjetet e Komandës për Lufta speciale të ushtrisë greke, si dhe pjesëtarë dhe mjete nga Shqipëria, Bullgaria, Franca, Republika e Maqedonisë së Veriut, Britania e Madhe, SHBA-ja, Italia dhe Mali i Zi.

Mbrëmë në ditën e hapur stërvitjen në ishullin Evia e ndoqën ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias dhe shefi i Shtatmadhprisë së Mbrojtjes greke, Dhimitris Hupis.
“Sonte patëm rastin të shohim nivelin e jashtëzakonshëm të profesionalizmit të forcave tona speciale, gra dhe burra, por edhe të forcave speciale të vendeve mike që ndodhen këtu në Greqi dhe po stërviten me ne, për bashkëpunimin që është reciprokisht i dobishëm, e cila ka pëq qëllim të sigurojë mbrojtjen, stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve dhe popujve tanë, në këtë botë komplekse, të rrezikshme dhe që ndryshon me shpejtësi”, theksoi Dendias.

Gjatë stërvitjes, siç informojnë nga Shtatmadhoria e mbrojtjes greke, pjesëmarrësit kanë mundësi të ushtrohen në skenarë operacionalë kompleksë, të cilët kontribuojnë në rritjen e aftësisë luftarake, si dhe në përmirësimin e ndërveprueshmërisë së forcave speciale – forcave të operacioneve speciale.
