By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Skandaloze fitorja e Putinit dhe mbështetja ruse në Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Skandaloze fitorja e Putinit dhe mbështetja ruse në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

BDI: Skandaloze fitorja e Putinit dhe mbështetja ruse në Maqedoninë e Veriut

admin
Last updated: 21/03/2024 11:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 mars – Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh sheh rezultatet e fundit të zgjedhjeve ruse edhe në territoret jashtë Rusisë.

Diktatori Putin, në zgjedhjet ruse të zhvilluara gjithandej, mbështetje më të madhe nga vendet e rajonit ka marrë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Komisionit zgjedhor të Rusisë, 88.1% e qytetarëve të Rusisë që jetojnë në vendin tonë, kanë votuar për Putinin.

Kjo dëshmon se politika ruse është prezente, nuk ka hequr dorë dhe vazhdon të përpiqet çdo ditë e më shumë të rrezikojë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rrënojë çdo të arritur të vendit vitet e fundit.

Në skenarin rus të Putinit, ka kohë që janë renditur zëshëm parti politike në Maqedoni, ndërsa të njëjtat, së fundmi – po ndihmohen edhe nga opozita shqiptare, e cila për çdo ditë shpif, fyen dhe dezinformon qytetarët se BDI është e keqja e vendit dhe jo VMRO dhe Levica.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk dëshiron të besojë se opozita shqiptare me vetëdije i është bashkangjitur skenarëve ruse, por i apelon të reflektojë dhe të bëjë fushatë demokratike dhe evropiane, duke marrë shembull BDI-në dhe Presidentin në ardhje, Bujar Osmani.

Gjithashtu, sigurojmë qytetarët se, ashtu siç ndodhi me anëtarësimin në NATO dhe udhëheqjen e suksesshme me Misionin e OSBE-së, Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë çelësi kryesor edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kështu që, ashtu siç konstatojnë të gjitha sondazhet, më 24 prill dhe më 8 maj, opozita shqiptare e koordinuar tashmë me politikat ruse në Maqedoni, do të marrë goditjen e fundit nga qytetarët, shumica e të cilëve i kanë thënë hapur “PO Europës, JO Rusisë”

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E mahnitshme: “Dune: Part Two” grumbullon 500 milionë euro në arkat globale
Next Article Fillon sezoni i riparimeve! Si të gjeni kontraktorë që plotësojnë kërkesat tuaja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?