By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova
Maqedoni

Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova

admin
Last updated: 21/03/2024 15:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është Qeveria më e korruptuar që e ka pasur ndonjëherë Kosova, raporton Ekonomia Online.

Sipas Haradinajt, kontratat e shumta njëburimore e konfirmojnë këtë.

“Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova, këtë e thotë matematika, nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se gjatë kësaj qeverie kontrata njëburimore”, ka thënë Haradinaj në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

“Kurti veçse është në fund të mandatit të vet, e ka kryer mandatin, tani e tutje është çështje e dakordimeve se si do rrjedh procesi. Do mbahet mend për një qeveri e cila jo vetëm që cila jo vetëm që si ka sjell suksese Kosovës por ka bërë kthim mbrapa në çështje shumë serioze, përfshirë nga siguria, aleatët tonë çështjet ekonomike”.

I pyetur në lidhje me vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për lirimin e objektit ku gjendet partia e tij, Haradinaj tha se “do veprojmë ashtu siç thotë ligji”.

“Zbatohet ligji, pala që ka qenë qiradhënëse e ka ndërprerë kontratën, ne si qiramarrës po ashtu zbatohet ligji”

Haradinaj ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit. Sipas Haradinajt, deçanasit ishin të befasuar me këtë vendim.

“Isha në Deçan me kryetarin (Bashkim Ramosaj), ata ishin të befasuar që Qeveria e ka zbatuar. Nuk kishin bërë ndonjë përgatitje paraprake, ne jetojmë në Kosovë, nuk kemi shtet tjetër, duhet të respektim të ligjeve të Kosovës, besojmë se kjo është kryesore”, u shpreh Haradinaj.

E kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konsideron se kryeministri Kurti ka krijuar një opinion të rrejshëm kinse është këmbëngulës në qëndrimet e tij. Vendimet e Kurtit sipas Limajt po e dëmtojnë Kosovën, teksa e quan kryeministrin që bënë lëshime e kompromise.

“Fatkeqësisht këtu po krijohet një opinion i rrejshëm që zotëri Kurti gjoja është këmbëngulës në qëndrimet e tij. Në fakt nuk ka kryeministër që ka bërë lëshime e kompromise më të mëdha të dëmshëm për vendin veçse shtesa është se vendin ka marrë goditje, dhe në të gjitha këto qëndrime të proklamuara ka heq dorë. Ai veç merr goditje kthehet mbrapa dhe Kosova ka ndal. Sot Kosova tash e tri vite është ndal asgjë s’ka ecur as në planet e zhvillimit ekonomik, as nuk e prishur dhe ka humbur mundësinë e promovimit të  saj në arenën ndërkombëtare dhe rrumbëllakësimin e shtetësisë sonë, dhe këto janë rezultate, fatkeqësisht”, tha Limaj.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin
Next Article Mitreski-Jovanoviq: Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është e shkëlqyer dhe nuk ekzistojnë pyetje të hapura

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?