By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cili gjykatës do të vendosë për ASh-në? Taravari dyshon për presion, Lloga: Kërkesën për ndryshim e ka bërë ASh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Cili gjykatës do të vendosë për ASh-në? Taravari dyshon për presion, Lloga: Kërkesën për ndryshim e ka bërë ASh
Maqedoni

Cili gjykatës do të vendosë për ASh-në? Taravari dyshon për presion, Lloga: Kërkesën për ndryshim e ka bërë ASh

admin
Last updated: 21/03/2024 19:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 mars – Aleanca për Shqiptarët edhe më tej funksionon me dy krahë derisa në Gjykatën e Tetovës të merret një vendim se cila palë ka të drejtë të vazhdojë me drejtimin e partisë. Por në Gjykatë, siç njoftoi sot Arben Taravari, po bëhen presione mbi gjykatësit, e madje dy herë janë ndëruar gjykatësit që kanë patur në dorë lëndën për ASH-në. Taravari dyshon se këtë po e bën ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.

“Është e vërtetë që procedura në gjykatë ka filluar për atë se kush duhet ta udhëheqë Aleancën për Shqiptarët. Para 4-5 ditëve e ndërruan një gjykatëse, se di kush kërkoi por besoj se ministri i drejtësisë dhe e ndryshuan gjykatësen. Lëndën e mori gjykatësja e dytë, pardje e mori gjykatësja e dytë dhe dje përsëri kanë bërë kërkesë që të ndryshohet gjykatësja e dytë. Unë sedi sa kërkesa do të bëhen kështu të ndryshohen gjykatësit derisa t’u goditet një njeri që u duhet atyre”, tha Taravari.

Pyetëm ministrin e drejtësisë Krenar Lloga nëse me të vërtetë ka gisht në gjithë këto ngjarje në Gjykatën e Tetovës. Lloga na tha që Taravari ose ka lajthitur ose është keqinformuar. Thotë se ai si ministër nuk ka gisht në këtë çështje por ndërrimin e gjykatëses e ka kërkuar vet subjekti politik, Aleanca për Shqiptarët.

“Arben Taravari ose është i keqinformuar ose është në lajthitje të plotë dhe për të njejtën duhet të kërkojë falje publike. Ministri i Drejtësisë në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka kërkuar të ndërrohet ndonjë gjyqtar në ndonjë lëndë. Kërkesën për ndërrim të gjyqtarëve në procedurë të rregullt gjyqësore e ka kërkuar Aleanca për Shqiptarët përmes avokatit të saj. Braktisja e shtëpisë politike nga ana e Taravarit nuk duhet të shoqërohet me shpifje dhe të pavërteta”, tha Lloga.

Përndryshe vendimi nga Gjykata e Tetovës duhet të vijë para datës 2 prill, për faktin që në këtë datë partitë politike duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimeve të mëparshme të KSHZ-së, partitë politike bashkë me listat, duhet të dorëzojnë edhe një vërtetim nga Gjykata, për atë se kush qëndron si kryetar partie. Për momentin, si kryetar partie zyrtarisht edhe më tej qëndron Taravari mirëpo krahu tjetër në konventën e fundit si kryetar e rikthyen Ziadin Selën.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Politikanët imun ndaj ajrit të ndotur, ndotja çalon masat nuk shihet askund!
Next Article Venko Filipçe rikthehet në politikë, do jetë bartës liste në njësinë e IV zgjedhore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?