By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi- Silvestri: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi- Silvestri: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën evropiane
Maqedoni

Xhaferi- Silvestri: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën evropiane

admin
Last updated: 25/03/2024 12:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 mars – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar Andrea Silvestrit, ambasador i Republikës së Italisë në vend, njofton Pres shërbimi qeveritar.

Në takim u theksua miqësia e madhe dhe e sinqertë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, e krijuar në 30 vitet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve. Sot, të dy vendet, konstatuan bashkëbiseduesit, kanë marrëdhënie dypalëshe shumë të zhvilluara dhe janë partnerë të besueshëm në Aleancën e NATO-s.

Republika e Italisë, siç u theksua është një mbështetëse e fortë dhe e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha proceset demokratike dhe reformuese. U theksua veçanërisht roli i rëndësishëm i Republikës së Italisë në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht të Maqedonisë së Veriut në një proces efikas, dhe çfarë mbështetje merr vendi ynë.

Po ashtu, krahas marrëdhënieve politike, mbrojtëse dhe kulturore, u konstatua se po zhvillohen edhe marrëdhëniet ekonomike, të cilat shënojnë trend të përparimit, duke qenë se Italia është ndër 10 partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investues të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Xhaferi e  falënderoi për  Monografinë e botuar me rastin e 30 viteve të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar si një dëshmi të vlefshme për brezat e ardhshëm, për miqësinë e thellë dhe produktive ndërmjet vendeve në rajon dhe në kontekstin evropian. Personalisht, shprehu  kënaqësinë që  ka mundësi nga pozita e Kryeministrit të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet shteteve.

Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e dyfishta të ardhshme në vendin tonë. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare konsiderohen të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme, duke pasur parasysh nevojën për të konfirmuar orientimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si për cilësinë e jetës së qytetarëve në vend, ashtu edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhimisht të Evropës, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dea Mishel zbulon arsye e vërtetë pse u Fut në “Big Brother VIP Albania 2”
Next Article Në vitin 2015, Ronaldo kishte bërë top parashikime për pesë lojtarë – çfarë ndodhi me ta dhe ku janë tani?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?