By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjidhjet natyrale për fytin e tharë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Zgjidhjet natyrale për fytin e tharë
Shëndetësi

Zgjidhjet natyrale për fytin e tharë

admin
Last updated: 25/03/2024 12:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Fyti i thatë është një problem i pakëndshëm dhe shpesh i dhimbshëm, që mund të çojë në një shumëllojshmëri sëmundjesh shoqëruese.

Ato përfshijnë vështirësinë e gëlltitjes, kollitjen, urthin, dhimbje të trupit, vjellje dhe ethe.

Fyti i thatë është shpesh i lidhur me frymëmarrjen dhe nganjëherë është një simptomë e hershme e një ftohjeje apo gripi.

Shkaqet e tjera më serioze, si azma ose sëmundja e gastritit të ezofagut, gjithashtu mund të jenë burimi i problemit.

Çfarë e shkakton fytin e thatë?

Shkaqet e fytit të thatë variojnë nga faktorët e mjedisit, si ajri i thatë ose i ftohtë, apo mënyrat e jetesës si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.

Fyti i thatë është gjithashtu një efekt anësor nga medikamente të caktuara. Shkaqe të tjera përfshijnë:

Ngrohësit e brendshëm të shtëpisë apo zyrave që thajnë ajrin

Konsumi i tepërt i kafeinës dhe alkoolit

Irritimi i mukozës

Pirja e duhanit

Ndotja e ajrit nga pluhurat

Alergjia

Identifikimi i shkakut të fytit tuaj të thatë është hapi i parë drejt gjetjes së lehtësimit.

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni mundësi për shkaqet e mundshme. Një mjek mund të testojë për shkaqe më serioze.

Nëse jeni duke marrë ilaçe mjeku është në gjendje të reduktojë ose të ndryshojë medikamentet me efekte anësore problematike.

Trajtimet natyrale për fytin e thatë

Kur vjen puna te trajtimi i gojës së thatë dhe fytit të thatë, rritja e konsumit të lëngjeve është një mënyrë e mirë për të filluar. Trajtime të tjera në shtëpi përfshijnë:

Gargarë me ujë me kripë

Uji i ngrohtë është një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar në lehtësimin e thatësirës së fytit.

Kripërat punojnë për të pastruar dhe tharë lagështinë e krijuar nga bakteret.

Provoni gargarën për rreth një minutë, një ose dy herë në ditë.

Nuk iu pëlqen kripa? Alternativa të tjera të gargarës përfshijnë uthull molle, lëng aloe vera, ose një gjysmë lugë çaji sodë buke përzier në një gotë me ujë të ngrohtë.

Çaj me mjaltë

Mjalti ka veti anti-bakteriale dhe prej shumë kohësh është përdorur për të zbutur fytin e thatë dhe të lënduar.

Përzieni pak mjaltë me çaj mali të ngrohtë për një lehtësim të ndjeshëm.

Lagështia në ajër

Përdorimi i një rregulluesi të lagështrës në dhomën e gjumit është një mënyrë për të luftuar faktorët e mjedisit që mund të çojnë në fytin e thatë.

Ajri i thatë, i përkeqësuar nga përdorimi i ngrohësve të brendshëm gjatë muajve të dimrit, është një nga fajtorët më të zakonshëm.

Nëse nuk keni mundësi të merrni një rregullues lagështie mund të vendosni një enë me ujë ku keni zierë më parë gjethe eukalipti ose gjethe dafine.

Ose në një enë me ujë të nxehtë hidhni vaj esencial bimor, që e gjeni në farmaci.

Ndryshimet e jetesës

Nëse jeni vazhdimisht duke vuajtur me fytin e thatë, duhet të redultoni apo ndaloni pirjen e duhanit, të alkoolit dhe kafeinës.

Cigaret dhe alkooli janë veçanërisht irrituese për indet e fytit./AgroWeb.org

You Might Also Like

Ushqimet me kalcium që forcojnë eshtrat

Një filxhan çaj kundër alergjive ushqimore

Maska për të zhdukur shenjat e akneve

A ndihmon proteina në formë pluhuri për humbje të peshës

9 mënyra si ta trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 25 vende në botë që duhen vizituar
Next Article Tre ose më shumë filxhanë kafe ose çaj në ditë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?