By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidencialet në RMV/ Hidhet shorti, Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presidencialet në RMV/ Hidhet shorti, Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6
MaqedoniTOP LAJM

Presidencialet në RMV/ Hidhet shorti, Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6

admin
Last updated: 25/03/2024 15:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 mars – Komisioni Shtetëror për Zgjedhje në Maedoninë e Veriut, sot ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Sipas shortit të hedhur kandidati i koalicionit të Frontit Evropian, Bujar Osmani do të ketë numrin 4, ndërsa kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari do të ketë numrin 6.

Kandidatët e tjerë Stevo Pendarovski do të ketë numrin 1, Biljana Vankovska Cetkovska me numër 5, Gordana Siljanovska Davkova renditet me numrin 2, Maksim Dimitrievski me numër 7, Stevço Jakimovski 3.

Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të marrin pjesë shtatë kandidatë. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, ndërsa VMRO DPMNE-ja opozitare me deputeten aktuale Gordana Siljanovska Davkova, e cila ishte kandidate për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019.

Në garën zgjedhore do të marrin pjesë edhe dy shqiptarë. Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit.

Pjesë e garës do të jenë edhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”, Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës së Karposhit në Shkup.

Ky i fundit më 18 mars u fut në listën e zezë amerikane për veprime korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “I futi letra të lagura në gjoks”- Erjola Doçi shpërthen duke bërtitur ndaj Jetmirit
Next Article Thaçi: Ndikimi rus është i shtrirë në vendet e rajonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?