By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushqimet që luftojnë gripin në stinën e dimrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Ushqimet që luftojnë gripin në stinën e dimrit
Shëndetësi

Ushqimet që luftojnë gripin në stinën e dimrit

admin
Last updated: 27/03/2024 12:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Jemi në mes të dimrit dhe përtej entuziazmit të ardhjes së festave, dëborës së parë apo gjetheve që bien, dimri ka një anë tjetër më pak të këndshme.

Dihet që stina e ftohtë është mbartësja e shumë sëmundjeve dhe viruseve të cilat prekin sistemin imunitar. Gripi përhapet menjëherë dhe mund të kthehet në pengesë në jetën e përditshme për ditë me radhë.

Askush nuk i pëlqen ditët me temperaturë, të përziera, rrufë apo marramendje, por mjafton pak kujdes dhe zgjedhjet e duhura në mënyrë që të mbani çdo sëmundje larg.

Do t’ju duhet vetëm të konsumoni ushqimet e duhura dhe trupi juaj do të jetë në gjendje të luftojë i vetëm ndaj baktereve dhe viruseve të këqija. Merrni masat menjëherë duke ndjekur këshillat e shëndetshme.

Dieta antinflamatore

Si zgjidhjen e parë të largimit të simptomave të gripit shumë njerëz shohin medikamentet.

Ndonëse janë shumë efikase kur rekomandohen nga mjeku, për të mbajtur sëmundje të lehta larg mund të merrni edhe vetë masat e duhura.

Disa ushqime në veçanti njihen si antinflamatore dhe bëni mirë që t’i bëni menjëherë pjesë të dietës tuaj të përditshme

Këtu futen kryesisht të gjitha ushqimet e dietës Mesdhetare të cilat me siguri i keni në shtëpi.

Konsumoni shumë domate, arrorë, vaj ulliri, perime me gjethe jeshile si spinaqi, sallata apo lakrat, sardele, salmon, portokalle, mandarina dhe boronica.

Si ndihmojnë këto ushqime

Duke qenë shumë të pasura me antioksidantë të gjitha këto ushqime kanë veti mbrojtëse dhe rigjeneruese për organizmin.

Në veçanti do t’ju ndihmojnë arrorët ku futen arrat, bajamet, lajthitë dhe fistikët.

Perimet me gjethe jeshile gjithashtu janë një ndihmë e madhe pasi, janë të pasura me polifenole një enzimë që mbron organizmin.

Yndyrat dhe antioksidantët janë një pasuri e vërtetë për organizmin pasi, ndihmojnë në shëndetin e mirë të zemrës dhe të gjithë organeve të tjerë.

You Might Also Like

Shumë të mira nga ecja në mëngjes

Sipas ekspertëve, kjo është koha ideale për të fjetur

Pse pijet energjike dhe me kafeinë nuk duhet të konsumohen nga fëmijët

Kërpudhat parandalojnë kancerin e prostatës dhe kancerin e gjirit

E bëni shpesh, por mos e ndaloni asnjëherë teshtimën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 4 zakone të thjeshta që ju ndihmojnë të zgjoheni herët
Next Article Cila është dieta e duhur në bazë të moshës që e keni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?