By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Princ Harry përmendet në një padi kundër reperit P. Diddyt, i cili dyshohet për trafikim njerëzish
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Princ Harry përmendet në një padi kundër reperit P. Diddyt, i cili dyshohet për trafikim njerëzish
Showbizz

Princ Harry përmendet në një padi kundër reperit P. Diddyt, i cili dyshohet për trafikim njerëzish

admin
Last updated: 27/03/2024 14:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Princ Harry përmendet në një padi që ka ngritur ish e dashura e reperit Sean Combs, i njohur ndryshe si P. Diddy.

Sean është momentalisht nën hetim, dhe agjentët e Departamentit të Sigurisë së Atdheut të ShBA-së dje kanë bastisur pronën e tij në Los Angeles dhe në zonën e Majamit, dhe nga njëra prej tyre kanë nxjerrë edhe një kuti plot me materiale prova.

Hetimin e drejtojnë agjentë federalë nga New Yorku, ku ish e dashura e tij ka paraqitur padi në nëntor, duke e akuzuar atë për trafikim njerëzish në qëllim të shfrytëzimit seksual.

Princ Harry gjendet në padi që ka ngritur producenti Rodney “Lil Rod” Jones, i cili ka përmendur se Combs e ka shtyrë atë drejt sjelljeve homoseksuale, i ka treguar video eksplicite dhe i ka thënë se “kjo është normale në industrinë e muzikës”.

Jones në padi ka përmendur gjithashtu familjen mbretërore, sipas DailyMail. Avokatët e tij thonë se yjet botërorë të njohur, përfshirë familjen mbretërore britanike, i kanë dhënë “legjitimitet” reperit, dhe lidhja me princin ka tërhequr viktimat në festat ku më pas është bërë trafikimi i njerëzve për qëllime seksuale.

Në padi nuk thuhet se princi ka bërë “asgjë të keqe”, por vetëm se ka marrë pjesë në ngjarjet e përmendura. Gjithashtu në padi thuhet se Diddy ka organizuar “festat më të mira” dhe me këtë ka krijuar një reputacion. Yjet e njohur që përfshihen në këto ngjarje dyshohen se e kanë ndihmuar atë dhe kanë financuar festat e tij.

Princ Harry e ka takuar Diddyn në një festë në vitin 2007, por ende nuk dihet nëse kanë vazhduar të kenë kontakt ose të shoqërohen më vonë.

Në padi gjithashtu përmenden rastet e përdorimit të prostitutave, sulmet seksuale, drogimi i të miturve, dhe producenti pretendon se ka “qindra orë materiale video të aktiviteteve të rënda ilegale”. 

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gir: Nuk janë të vërteta pretendimet se RMV nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, sepse BE-ja nuk e dëshiron
Next Article Premtimi romantik i Meritonit për Ilnisën: Nëse del ti, dal edhe unë me ty – shkojmë në Austri e shohim djalin dhe vazhdojmë jetën tonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?