By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Betim solemn i 30 dëgjuesve në kursin për oficerë të Armatës, Petrovska i porositi se bëhen pjesë e familjes që kujdeset për sigurinë e vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Betim solemn i 30 dëgjuesve në kursin për oficerë të Armatës, Petrovska i porositi se bëhen pjesë e familjes që kujdeset për sigurinë e vendit
Maqedoni

Betim solemn i 30 dëgjuesve në kursin për oficerë të Armatës, Petrovska i porositi se bëhen pjesë e familjes që kujdeset për sigurinë e vendit

admin
Last updated: 27/03/2024 15:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Tridhjetë qytetarë të rinj, oficerë të ardhshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Akademinë Ushtarake në Shkup dhanë betimin solemn, pas së cilës do ta fillojnë shkollimin në Akademinë Ushtarake, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në fjalën e saj me këtë rast, para dëgjuesve të Kursit për aftësim profesional dhe përsosje të oficerëve u tha se ky betim paraqet diçka shumë më tepër se fjalët e thëna dhe se simbolizon përkushtimin e tyre të palëkundur për një kauzë që është më e madhe se ata vetë.

“Si oficerë të ardhshëm, do të mbani mbi supe peshën e përgjegjësisë. Do të thirreni për të udhëhequr me guxim, integritet dhe mirëkuptim. Do t’ju besohet jeta e atyre që do të jenë nën komandën tuaj dhe vendimet që do të merrni do të kenë një ndikim të madh në mirëqenien e tyre si dhe në sigurinë e atdheut tonë. Prandaj, me përkushtim dhe vëmendje studioni përmbajtjet gjatë kursit, përmirësoni aftësitë tuaja dhe lërini fuqinë dhe përkushtimin tuaj t’i tejkalojë të gjitha sfidat”, theksoi Petrovska, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ajo falënderoi oficerët e ardhshëm nga degët e ndryshme që iu përgjigjën thirrjes dhe u tha se guximi dhe përkushtimi i tyre në detyrë përfaqësojnë më të mirën e vendit tonë. Oficerët e ardhshëm, theksoi ajo, nuk janë të vetëm në rrugën e marrjes së gradës së parë oficer.

Nnuk do të shkoni vetëm në këtë udhëtim. Ju keni mbështetjen e plotë të kolegëve tuaj, profesorëve tuaj dhe vendit tonë që vlerëson thellësisht sakrificën dhe shërbimin tuaj. Bëhesh pjesë e një komuniteti, pjesë e një familjeje”, theksoi Petrovska.

Dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Mitko Bogdanovski theksoi se Akademia e quajtur sipas gjeneralit Mihaillo Apostolski është simbol i patriotizmit, guximit dhe qëndresës.

Në solemnitetin e sotëm morën pjesë komandanti i Komandës për stërvitje dhe doktrina, koloneli Vasko Kokolanski, përfaqësues të Akademisë ushtarake, të ftuar të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, si dhe familjarë të pjesëmarrësve të kursit. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shukova: Do të hartohet ligji për mbrojtjen e tokës
Next Article Real Madridi vulos një rinovim të madh, nënshkrimi i Kroosit çështje ditësh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?