By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stojkovski në “Poligraf”: Me Rusinë kemi bashkëpunim real të ulët, por ajo ka prani të madhe në diskursin publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stojkovski në “Poligraf”: Me Rusinë kemi bashkëpunim real të ulët, por ajo ka prani të madhe në diskursin publik
Maqedoni

Stojkovski në “Poligraf”: Me Rusinë kemi bashkëpunim real të ulët, por ajo ka prani të madhe në diskursin publik

admin
Last updated: 27/03/2024 19:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Cilat janë burimet e ndikimeve të huaja dhe dezinformatave në vend dhe cili është qëllimi i tyre? Për këto pyetje, “Poligraf” bisedoi me Andreja Stojkovskin, drejtor ekzekutiv i Institutit Prespa.

Poligraf: Kur flasim për dezinformatat dhe ndikimet që vijnë në vend nga jashtë, ato ishin veçanërisht të dukshme ose duken në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, “propozimit francez” por edhe të ndryshimeve kushtetuese. Cilat janë burimet e këtyre dezinformatave dhe cili është qëllimi i tyre?

Stojkovski: Qëllimi, ndoshta nëse ata që ndajnë lajme të tilla duan realizojnë ndonjë ndikim, ose ta drejtojnë diskursin publik drejt një kuptimi të caktuar ose drejt një teme të caktuar, drejt një mënyre të caktuar të zhvillimit të diskursit – është të ndikojnë në rrjedhat politike dhe proceset demokratike brenda shtetit. Dhe, treguat saktë tre momente, në të cilat vërehet dukshëm se si paraqitet shpërndarja e një propagande të caktuar apo komunikimi të synuar për realizimin e një ndikimi të caktuar.

Instituti Prespa vëzhgon 64 vende, i monitorojmë në periudhën nga viti 2000 e këndej, ndjekim 48 tregues, 20 variabla. Dy prej këtyre variablave janë mediat, do të thotë diskursi publik në mediat zyrtare, tradicionale dhe diskursi publik në mediat sociale. Ajo që arritëm të vëmë re kur flasim për disa nga shtetet që përpiqen të ushtrojnë ndikim përmes pjesëmarrjes në diskursin publik, është se bashkëpunimi real ndërmjet shtetit tonë dhe këtyre shteteve është në një nivel shumë të ulët, shumë bazik.

Për shembull, të marrim Rusinë. Nëse e shohim bashkëpunimin ekonomik, Rusia është diku partneri i 21-të ose të 22-të tregtar. Vërtetë,  në botë ka 200 vende, por ne nuk bashkëpunojmë ekonomikisht me të gjitha. Kështu që, vëllimi i bashkëpunimit që kemi me Rusinë në këtë nivel, partneri i 21-të apo i 22-të tregtar, është vërtet shumë i ulët. Dy partnerët e parë tregtarë të vendit tonë janë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe bashkëpunimi me këto vende arrin në rreth një miliard e treqind ose një miliardë e katërqind milionë, do të thotë diku rreth 13 ose 14% secili prej këtyre dy vendeve nga bruto prodhimi vendor i ynë.

Dhe tani, nëse kemi parasysh që bashkëpunimi me Rusinë është vetëm në pjesën e energjetikës, nuk ka investime të huaja nga Rusia, nuk ka prurje të devizave sepse nuk ka diasporë tonë që funksionon e jeton në Rusi, nuk ka bashkëpunim politik, ka shumë pak bashkëpunim kulturor, momenti i kyçjes në diskursin publik, qoftë në mediat tradicionale apo sociale, krijon veçanërisht një imazh se sa lart po ngjitet Rusia në praninë e saj.

Dhe, arritëm të vërejmë se kjo identifikohet në periudhën e vitit 2013, kur Rusia është në nivelin më të lartë, më pas në vitin 2009 hyn në top 10 vendet sipas pranisë, në vitin 2016 largohet, pra paralelisht me krizën e fundit politike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016. Në 2018-2019, në periudhën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, ajo rikthehet në top 10 vendet, për shkak se e rrit praninë e saj në kuadër të diskursit publik.

Intervistoi: Era Gjakova

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ali Ahmeti takoi ish ambasadorin amerikan Riker, të palëkundur në rrugën Euro-Amerikane
Next Article BDI: Zhvillimi ekonomik, shtylla kryesore e platformës tonë zgjedhore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?