By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Banka gjermane ngrin llogarinë e shoqatës hebreje antisioniste
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Banka gjermane ngrin llogarinë e shoqatës hebreje antisioniste
Bota

Banka gjermane ngrin llogarinë e shoqatës hebreje antisioniste

admin
Last updated: 28/03/2024 09:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një bankë në Gjermani ngriu të mërkurën llogarinë e shoqatës hebraike antisioniste “Zëri Hebre për një Paqe të Drejtë në Lindjen e Mesme” dhe kërkoi një listë të anëtarëve të saj dhe adresat e tyre, transmeton Anadolu.

Shoqata tha se Berliner Sparkasse bllokoi llogarinë e tyre pa njoftim paraprak për përditësim të informacionit të klientit.

Banka tha në një letër drejtuar bordit të shoqatës se masa ishte “paraprake” dhe kërkoi dokumente të ndryshme, duke përfshirë një listë me emrat dhe adresat e anëtarëve të saj që do të duhet të dorëzohet deri më 5 prill.

Shoqata vuri në dyshim autoritetin e bankës për të ngrirë llogaritë pa shpjegime, duke theksuar kërkesën e pazakontë për listën.

Ajo tha se një kërkesë e tillë i ngjan hetimeve të bëra nga agjencitë e inteligjencës ose policia që ushtrojnë presion politik mbi shoqatën hebreje.

Llogaria e shoqatës u mbyll në vitin 2019 për shkak të presionit nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, theksoi ajo.

Organizata nënvizoi rritjen e persekutimit politik mes pakësimit të mbështetjes globale për politikat e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Pavarësisht mungesës së mbështetjes së gjerë publike, Gjermania mbetet një “aleat i fortë i Izraelit”, duke bashkëpunuar në politikat e diskutueshme, tha shoqata.

Në deklaratë theksohet se koha e bllokimit të llogarisë nga Berliner Sparkasse përkon me planet për një “Kongres Palestinez” në Berlin më 12-14 prill që synon të rrisë ndërgjegjësimin për shkeljet e vazhdueshme ushtarake izraelite në Gaza dhe rolin e Gjermanisë në konflikt.

Metodat konvencionale si anulimet ose refuzimet e ngjarjeve nuk do të funksionojnë kundër organizatorëve të kongresit, thuhet tutje.

Financat e kongresit, të krijuara nga shitja e biletave dhe donacionet, ishin arsyeja e hapjes së llogarisë, duke çuar në bllokimin e saj.

Pavarësisht humbjes së mundshme të llogarisë, organizata tha se mbetet “e pazmbrapsur”, duke shtuar se qëndrimi i tyre kundër gjenocidit buron nga vlerat hebraike dhe nuk mbështetet në burimet financiare. Anëtarësia vazhdon të rritet pavarësisht presionit, tha ajo.

Organizata po ndërmerr veprime ligjore kundër bllokimit arbitrar dhe politikisht të motivuar të llogarisë, i cilësuar si “i papranueshëm në një demokraci”.

Më parë, shoqata protestoi kundër sulmeve izraelite në Rripin e Gazës në një demonstratë të mbajtur në Berlin.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria spanjolle bllokon iniciativën për pavarësinë e Katalonjës
Next Article Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, vajza e Defrim Methasanit jep mesazhin e fortë…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?