By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?
Shqipëri

15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?

admin
Last updated: 28/03/2024 12:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

“Shqipëria shënon 15 vite e anëtarësuar në organizatën më të fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Me këtë rast Partia Demokratike nderon këtë arritje madhore për vendin, e cila u realizua gjatë qeverisjes së saj nën drejtimin ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Për të nderuar këtë ditë, në fasadën e selisë së PD, është vendosur një baner 23 metra i gjatë dhe 6 metra i gjerë”.

Kështu shkruan portali i familjes Berisha.

Sali Berisha dhe mediat e tij, hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave, i shohin si dy arritjet më të mëdha të qeverisjes së tij dhe krenohen me to.

Madje, deri para dy vitesh, para se të prisheshin me Lulzim Bashën, mburrnin dhe këtë të fundit për liberalizimin e vizave, duke qenë se në atë kohë ishte ministër i Jashtëm.

Por a është vërtetë meritë e Berishës dhe qeverisë së tij, anëtarësimi në NATO?

Në fakt, vetëm një muaj para se Shqipëria të anëtarësohej në NATO, ndodhi një nga ngjarjet me të rënda, Gërdeci.

Dhe siç dihet, pas asaj afere korruptive, qendronte djali i Sali Berishës, Shkëlzeni.

Do të mjaftonte vetëm ajo ngjarje, për të kuptuar se Shqipëria në fakt, nuk ishte gati për NATO, edhe pse për të justifikuar përfshirjen e vet në të, Fatmir Mediu tani thotë se mund të ketë qenë vepër e rusëve, në mënyrë që ne të mos anëtarësoheshim në NATO.

Anëtarësimi në NATO, në fakt është vetëm falë konjukturave të atëhershme dhe lobimit të fortë të SHBA-së.

Pa ndikimin e Uashingtonit, Shqipëria ndoshta as sot nuk do të ishte pjesë e NATO-s.

Ndaj mirë do të bëjnë të tregohen paksa më modestë, se shqiptarët nuk janë si ai grumbulli njerëzish që shkon poshtë penxheres së Sali Berishës dhe beson çdo gjë që del nga goja e tij.

Dhe të kuptojnë, se pa SHBA, që e sulmojnë çdo natë nga “rrugica e shpresës”, Shqipëria do të ishte shumë më e dobët dhe e ekspozuar ndaj atyre që nuk na e duan të mirën.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Abdixhiku: Derisa po flasim në Kuvend, dikush nga VV-ja po përgatit një tender sekret
Next Article Hoxha: Nuk po them se nuk duhet të ketë kontrata të negociuara por dihet rrethanat kur mund të bëhen ato

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?