By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kallëzim penal për tre nëpunës policorë për “punë të pakujdesshme në shërbim”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kallëzim penal për tre nëpunës policorë për “punë të pakujdesshme në shërbim”
Maqedoni

Kallëzim penal për tre nëpunës policorë për “punë të pakujdesshme në shërbim”

admin
Last updated: 28/03/2024 13:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 mars – Departamenti për kontroll të brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale më datë 25 mars deri te Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Njësia e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga nëpunës policorë me autorizime zyrtare dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, parashtroi kallëzim penal kundër tre personave-nëpunës policorë për vepër penale të kryer “punë të pakujdesshme në shërbim” sipas nenit 353-v paragrafi 4 të Kodit Penal.

Siç kumtojnë nga MPB, kallëzimi penal u parashtrua kundër tre nëpunësve policorë për arsye se kanë lejuar parashtrimin e një procedure disiplinore që është zhvilluar ndaj një të punësuari në MPB i cili dyshohej për bashkim kriminal dhe përvetësim të mallrave nën mbrojtje të përkohshme dhe të trashëgimisë kulturore.

Nëpunësit policorë në cilësinë e anëtarëve të komisionit disiplinor kanë vepruar nga pakujdesia në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të tyre duke mos zbatuar procedurë disiplinore ndaj një të punësuari në SPB Strumicë ndaj të cilit kallëzimet penale për “bashkim kriminal” dhe “përvetësim të mallit në mbrojtje të përkohshme ose të trashëgimisë kulturore” dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Në vend që të vepronin me shpejtësi me iniciativën për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, ata e kanë mbajtur seancën më shumë se një vit pas marrjes së njoftimit nga Prokurori Publik, duke lejuar kështu të ndodhë një parashkrim absolut për zhvillimin e procedurës disiplinore, duke vepruar në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, njoftojnë nga MPB. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari: Nëse Sela vendos të shkojë vetë në zgjedhje jam i gatshëm t’i vulos propozimet e tyre
Next Article Petrovska: Programi “Shkencë për paqe dhe siguri” i inkurajon aspektet civile të shkencës në shërbim të sigurisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?