By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vera në Pranverë/ Gjatë fundjavës pluhur dhe rërë sahare në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vera në Pranverë/ Gjatë fundjavës pluhur dhe rërë sahare në vend
Maqedoni

Vera në Pranverë/ Gjatë fundjavës pluhur dhe rërë sahare në vend

admin
Last updated: 30/03/2024 12:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 mars – Mot stabil, I thatë dhe kryesisht me diell. Por, temperaturat do të jenë jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Do të lëvizin nga 23 deri 28 gradë Celsius, kurse në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit pritet të shkojnë edhe mbi 30 gradë.

Metereologët thonë se temperaturat ditore në këtë periudhë janë nga 10 deri 15 gradë më të larta nga ato normale dhe shumë rrallë ndodh që në fund të marsit vendi të kaplohet nga vala e të nxehtit.

Por, jo vetëm kaq! Metereologu Slavço Popovski, për Klan Maqedoni thotë se drejt Ballkanit dhe Maqedonisë së Veriut vijnë mjegulla pluhuri dhe rëre.

“Për shkak të rrymave jugore dhe jugperëndimore sërish vijnë re të pluhurit dhe rërës nga Sahara, veçanërisht gjatë të dielës dhe të hënës. Për këtë shkak atmosfera do të jetë e turbullt dhe e gjithë kjo do të shoqërohet me erë të ngrohtë dhe kohë pas kohe të përforcuar jugore që vende-vend do të arrijë shpejtësinë mbi 60 kilometra në orë” – tha Slavco Popovski, meteorolog.

Të martën pritet rënie mesatare e temperaturave të ajrit. Kjo për shkak të një depërtimi të shpejtë të një fronti atmosferik nga veriu, që do të rezultojë me destabilizim lokal afatshkurtër. Kurse edhe gjatë javës së ardhshme temperaturat pritet të jenë pranverore.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministrja e Jashtme gjermane: Putini nuk dëshiron të negociojë
Next Article Ndalohet një ukrainas në kufi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?