By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB-ja në selinë e FFM-së, aksion kundër kurdisjes së ndeshjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB-ja në selinë e FFM-së, aksion kundër kurdisjes së ndeshjeve
Maqedoni

MPB-ja në selinë e FFM-së, aksion kundër kurdisjes së ndeshjeve

admin
Last updated: 30/03/2024 13:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 mars – Policia me mbështetjen e Prokurorisë Publike, ka hyrë në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, me qëllim që të mbledhë më shumë informacione për klube dhe zyrtarë që dyshohen për trukime të ndeshjeve të futbollit. Aksioni vjen me rekomandimin e “Sport Radar”, i cili është organ i Interpolit dhe UEFA-s, qëllimi i të cilit është lufta kundër trukimit të ndeshjeve. Veprime të tilla me vite ndodhin në shumë vende të rajonit, por deri më tani nuk kishin ndodhur në Maqedoninë e Veriut. I menjëhershëm ishte reagimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Përmes një kumtesë FFM-ja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në luftën kundër kurdisjeve të ndeshjeve të futbollit.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar informacion nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, që para së gjithash ka të bëjë me aktet që rregullojnë garën, procesverbalet e ndeshjeve zyrtare në kuadër të garave të organizuara nga FFM-ja, pastaj kalendarin e kampionateve të garave vendore. Në kuadër të kompetencave të saj, të cilat para së gjithash i referohen mbrojtjes së integritetit të garës, FFM-ja bashkëpunon tërësisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetet”, thonë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Ndërkohë sipas mediave, në hetim janë përfshirë klubet si FC Shkupi, Makedonija Gjorçe Petrov, Voska Sport, Akademia Pandev (Brera Strumica), Sileksi, si dhe skuadra e Ligës së dytë, Pobeda dhe Arsimi. Bëhet fjalë për ndeshjet që janë zhvilluar në Maqedoni gjatë këtij viti, por dhe vitin e kaluar. Gjashtë vite më parë, 11 persona u arrestuan në një operacion ndërkombëtar policor në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa vitin e kaluar, në Serbi, skuadra e Kollubarës u largua nga garat elitare dhe u dërgua në renditje më të ulët.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hollandë/ Disa persona merren peng, evakuohet zona
Next Article Arrestohet shtetasi maqedonas në Kosovë teksa tentoi të shiste 96 mijë dollarë të falsifikuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?