By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesimizëm për listat zgjedhore të partive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pesimizëm për listat zgjedhore të partive
Maqedoni

Pesimizëm për listat zgjedhore të partive

admin
Last updated: 30/03/2024 16:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 mars – Shumica e partive kanë shpallur emrat e bartësve të listave të kandidatëve për deputetë. Sipas një pjese të analistëve, bëhet fjalë për persona tashmë të parë që nuk kanë lënë gjurmë të dukshme në skenën politike. Analisti Bllagojçe Atanasovski thotë se kjo lloj oferte nga partitë më të mëdha do të ndikojë edhe në daljen e votuesve në zgjedhje. Ai parashikon se këtë herë ka mundësi që pjesëmarrja të jetë më e ulët se 50% e votuesve të regjistruar në zgjedhjet parlamentare, gjë që do të hapte edhe çështjen e legjitimitetit të qeverisë së ardhshme. Atanasovski thotë se qytetarët sërish do të votojnë për listat e liderit të partisë dhe kjo sfidë në të ardhmen do të mund të zgjidhet vetëm me të ashtuquajturën votim preferencial gjegjësisht përmes listave të hapura.

“Partitë politike kanë bërë gabim, por kjo është veçori e kulturës së tyre demokratike gjegjësisht jodemokratike të vetë partive politike të mbyllura, ku lideri me bashkëpunëtorët e tij më të afërt është krijuesi kryesor i listave partiake. Nuk kemi asnjë nominim real brenda-partiak. Fajin për këtë e ka modeli zgjedhor i listave të mbyllura, andaj në vend që të zgjedhim përfaqësues të popullit, ne zgjedhim përfaqësues partiak”, deklaroi Bllagojçe Atanasovski– analist politik.

Sa i përket premtimeve të përbashkëta fillimisht nga programet e partisë, Atanasovski thotë se bëhet fjalë për premtime të vjetra- të reja të dhëna në ciklet e mëparshme zgjedhore. Sipas tij, qytetarët nuk besojnë se partitë do të mund ta reformojnë shtetin në bazë të programit dhe vazhdojnë të përdorin metodë jonovative dhe të vjetruar të veprimit politik.

“Pamflete partiake klasike që ata i quajnë platforma. Programe klasike politike në të cilat janë renditur në mënyrë taksative sferat përkatëse për të cilat problemet janë prioritare për zgjidhje. Ne shohim se nga të gjitha ato premtime në 33 vitet e fundit, në të gjitha renditjet përkatëse në ekonomi, papunësi, korrupsion apo partizim, Maqedonia ngec dhe është në vendin e fundit”, shtoi Bllagojçe Atanasovski– analist politik.

Ashtu si përbërjet e kaluara parlamentare, duke marrë parasysh listat e ofruara, Atanasovski as nga përbërja e ardhshme nuk pret debat të frytshëm dhe thelbësor. Shton se deputetët nuk do të votojnë më të pavarur nga partia e tyre amë dhe pret që ata të jenë të bindur besnikë të liderit të partisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Opozita shqiptare akuzon me skenar të Rusisë putiniste
Next Article Mickoski: Sulmi ndaj BDI-së nuk është sulm ndaj shqiptarëve, por sulm ndaj krimit që BDI përfaqëson

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?