By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë, ekspertët dhe opozita kundërshtojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë, ekspertët dhe opozita kundërshtojnë
Maqedoni

Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë, ekspertët dhe opozita kundërshtojnë

admin
Last updated: 01/04/2024 11:35
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Pas miratimit të Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë nga ana e qeverisë, ekspertët thonë se është në kundërshtim me parimet moderne të Administratës Publike dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, ka pasur reagime edhe nga partitë opozitare, duke paralajmëruar se do ta dërgojnë përsëri në Kushtetuese. Por nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë se janë ndjekur praktikat më të mira evropiane për sa i përket këtij projektligji.

Në fillim të muajit mars, qeveria miratoi Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë. Por, për këtë ka pasur reagime të shumta si nga shoqëria civile e po ashtu edhe nga partitë opozitare. Ema Pula, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë për Radio Kosovën se e gjithë procedura e miratimit të këtij projektligji ka qenë jo transparente. Ajo theksoi se një proces i tillë është realizuar në heshtje të plotë duke mos u përfshirë akterët dhe në kundërshtim me rregullat dhe parimet për konsultime publike, pasi i njëjti nuk është publikuar në platformën për konsultime publike, shkruantelevizioni publik i Kosovës.

“Rrjedhimisht palët e treta nuk kanë pasur fare informacion mbi ndryshimet dhe plotësimet e propozuara nga ana e Qeverisë. E për sa i përket përmbajtjes, projektligji jo vetëm që nuk ka ndjekur aktgjykimin apo urdhrin e përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i njëjti po ashtu bie ndesh me parimet moderne të administratës publike. Kjo duke filluar me faktin që ky projektligj përjashton nga fusha e veprimit disa institucione tipike, e që është në kundërshtim me parimet e SIGMA/OECD”, ka thënë ai.

Sipas Pulës, shqetësuese mbetet edhe fenomeni i ushtruesve të detyrës.

“Zgjatja e afatit deri në dy vjet për ushtruesit e detyrës, është tendencë e qartë për ligjësimin e këtij fenomeni të rrezikshëm. Madje i njëjti ka parashikuar mekanizmin që brenda vetëm një muaji të përshtaten vendimet për ud-të aktualë, në mënyrë që të vazhdohet kjo praktikë. Shqetësuese mbetet edhe heqja e pragut minimal që së paku dy kandidatë duhet t`i plotësojnë kushtet për nivelin e lartë drejtues, gjë që rezulton me cenim të konkurrencës, si shtylla kryesore e meritokracisë”, ka thënë ai.

Pula, paraqiti edhe disa shqetësime të tjera, derisa i bëri thirrje qeverisë dhe Kuvendit që të fillojnë një proces të ri të hartimit të politikave të shërbimit publik në përputhje me parimet moderne për administratë publike. Ndërkohë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka thënë për Radio Kosovën se kanë ndjekur praktikat më të mira evropiane për sa i përket këtij projektligji, derisa komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese pikën esenciale të cilën e ka rrëzuar në aktgjykimin e 12 shtatorit, thotë që me hyrjen në fuqi të Ligjit për Zyrtarë Publikë, ata që rekrutohen tash e tutje, rekrutohen me mandat të caktuar, por ata që janë tashmë në ato pozita ju betonohet edhe më tutje ai privilegj, që është qartazi padrejtësi ndaj të tjerëve dhe mbesin të tillë. Më futjen e mandateve të gjithë e kanë një mundësi që të ngritën në karrierë. Me ligjin e ri, atë të vitit 2022, pozitat që tani shpallen janë me mandat, pra, është një mundësi për kandidatët e rinj që të promovohen në karrierë dhe janë me mandate”, ka thënë Dobra.

Por, i shqetësuar është shprehur Ali Sefaj, përfaqësues i Sindikatës së Shërbyesve Civilë. Ai ka thënë për Radio Kosovën se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore, me qëllim të ruajtjes dhe avancimit të administratës.

“Kjo bie ndesh me atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese e veçmas krijon pasiguri juridike dhe krijon mundësi arbitrariteti, duke pretenduar ta kapin administratën dhe të rrënojnë atë që është arritur në administratën shtetërore tash e njëzet vjet. Ne do të bëjmë përpjekje që edhe nëpërmjet deputetëve ta dërgojmë kërkesën në komisionin përkatës parlamentar. E në rast se nuk do të ketë përfillje, kërkesën do ta dërgojmë tek Avokati i Popullit që e njëjta të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi janë paraparë që të ndryshohen disa nene e që fatkeqësisht krijohet mundësia e arbitraritetit”, ka thënë Sefaj.

- Advertisement -
Ad imageAd image

E ndërkohë kanë reaguar edhe partitë opozitare. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ditë më parë ka deklaruar se ky ligj është i rrezikshëm për demokracinë dhe sulm mbi administratën shtetërore, derisa tha se nëse ky projektligj miratohet në këtë mënyrë në Kuvend, opozita do të detyrohet prapë të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim. Edhe koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka thënë se qeveria e ka miratuar këtë projektligj në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në gusht të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese i kishte shpallur kundërkushtetuese disa nene të këtij ligji. Kushtetuesja i kishte hapur rrugë dekretimit të këtij ligji, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetutën. Po ashtu, sipas këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese e kishte obliguar Kuvendin që në afatin prej 6 muajsh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit në raport me nenet e shfuqizuara nga kjo gjykatë.

Ndërkohë, në dhjetor të vitit 2022, LDK dhe PDK e patën dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë. Këto parti vlerësuan se Ligji kishte një varg shkeljesh kushtetuese dhe se synim kishte nënshtrimin e administratës publike ndaj pushtetit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pas kundërshtimeve të partive opozitare në vitin 2022, pati reaguar edhe Bashkimi Evropian, derisa pat theksuar se Kuvendi i Kosovës nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e tyre. Nga BE-ja kanë thënë se do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet që ndikojnë në reformën e administratës publike e po ashtu do të mund të rivlerësojnë ndihmën e tyre në këtë fushë. “BE-ja shpreh keqardhje që Kuvendi i Kosovës ka miratuar këtë ligj pa marrë parasysh komentet e BE-së dhe OECD/SIGMA, përkundër angazhimeve të MSA-së në këtë fushë. Ligji i ri për zyrtarët publikë është problematik në lidhje me sigurimin e një shërbimi civil të bazuar në merita që mund të menaxhojë efektivisht burimet njerëzore, pasi shton lirinë e tepruar në procedurat e rekrutimit, transferimit dhe disiplinës së nëpunësve civilë, duke e bërë shërbimin civil potencialisht të pambrojtur ndaj politizimit”, është thënë në reagimin e BE-së.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 5 rregullat themelore për sukses
Next Article Dhoma e Tregtisë: BQK largon tarifën për depozitimin e monedhave metalike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?