By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti i Tetovës e filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik 2024/2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti i Tetovës e filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik 2024/2025
Maqedoni

Universiteti i Tetovës e filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik 2024/2025

admin
Last updated: 01/04/2024 12:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 prill – Universiteti i Tetovës prej 29 mars 2024 (e premte), ka filluar prezantimin e ofertës akademike para maturantëve të vendit tonë. Ekipi promovues i UT-së, prezantimin e ofertës akademike e ka filluar nga qyteti i Shkupit, ku para maturantëve të Shkollës ekonomike “Arseni Jovkov”, u prezantuan mbi 98 programe studimore të cilat universiteti ynë i ofron në kuadër të 13 njësive akademike, njofton Zyra për informim pranë UT-së.

Maturantët, thuhet në kumtesë, po ashtu nga ekipi promovues u pajisën edhe me materiale promovuese përmes të cilave më në detaje mund të informohen rreth ofertës dhe mundësive që universiteti ynë ofron.

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli në mesazhin e tij drejtuar maturantëve thekson se Universiteti i Tetovës tashmë ka shënuar përparim të madh në planin e cilësisë, ka krijuar rrjet të gjerë bashkëpunimi me institucionet universitare në vend dhe në botë, është modernizuar në planin teknologjik dhe është zhvilluar në atë infrastrukturor dhe sot radhitet përkrah institucioneve të rëndësishme mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.

“Universiteti ynë, me 12 mijë studentë aktivë, i organizuar në tri cikle studimesh: themelore, të magjistraturës dhe të doktoraturës, i ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe infrastrukturore për të organizuar studime cilësore. Në trembëdhjetë fakultete me 98 programe studimore të ciklit të parë dhe 101 programe studimore të ciklit të dytë, juve u ofrohen mundësi të shumta zgjedhjeje. Ju mund të studioni në programet studimore nga shkencat shoqërore, natyrore, humane, mjekësore, kompjuterike, teknike, shkencat e mjedisit, shkencat inxhinierike, shkencat e edukimit e të tjera. Programet e shumta studimore, të përpiluara duke u bazuar në arritjet e fundit shkencore, janë në përputhje me kërkesat e tregut të punës, qoftë në planin vendor, qoftë në atë ndërkombëtar. Përveç programeve studimore, universiteti ynë ofron edhe trajnime dhe këshillime profesionale, shërbime të orientimit të karrierës, punë praktike, por edhe shumë aktivitete kulturore dhe sportive”, u shpreh Zejneli.

Ditëve në vijim ekipi promovues i ofertës akademike të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2024/2025 do të vazhdojë me prezantimin para maturantëve të vendit tonë, Luginës së Preshevës, Kosovës dhe Shqipërisë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Elinel prezanton albumin e ri “Gur”, përmban gjithsej 19 këngë – ka vetëm një bashkëpunim
Next Article Në terrritorin e SPB Manastir, gjatë fundjavës janë sanksionuar 354 shoferë, 251 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?