By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi do të mbajë seancë urgjente për autostradën Kërçovë – Ohër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi do të mbajë seancë urgjente për autostradën Kërçovë – Ohër
Maqedoni

Kuvendi do të mbajë seancë urgjente për autostradën Kërçovë – Ohër

admin
Last updated: 01/04/2024 14:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 prill – Kuvendi sot me fillim në orën 13:30 do të mbajë seancë urgjente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip  dhe aksin rrugor Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga Qeveria.

Siç informojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit Jovan Mitreski, seanca do të mbahet pas kërkesës së grupit të deputetëve nga opozita dhe nga shumica. 

“Me kërkesë të grupit të deputetëve dhe të shumicës, ndërsa pas koordinimit të tyre të ndërsjellë, kryetari i Kuvendit, për sot në orën 13:30 ka caktuar seancë urgjente për Propozim të ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga Qeveria”, thuhet në informacionin e Kabinetit të Mitreskit.

Deri në fund të vitit 2026 të shtyhet afati për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër propozon Qeveria, e cila javën e kaluar në seancë përcaktoi propozimin e dispozitave për shtesat ligjore për të lidhur një aneks të ri, të gjashtë me radhë, të Marrëveshjes së ndërtimit me “Sinohidro” të Kinës.

“Qeveia, në propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e shqyrtoi Informacionin për nevojën e nxjerrjes së Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër, për shkak të lidhjes së Aneksit nr. 6 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, aksi Kërçovë – Ohër dhe përcaktoi propozim dispozitat e shtesës. Me shtesat ligjore të përcaktuara, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë aks rrugorë. Arsyet për shtyrjen e afatit të ndërtimit janë 13 rrëshqitje të reja të tokë të shfaqura në trasë, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij aksi”, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë në një deklaratë pas seancës.

 Autostrada Kërçovë-Ohër e Korridorit 8 filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014. Ndërtimi i autostradës me gjatësi totale prej 57 kilometra ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë euro, ndërsa pas disa ankeseve të marrëveshjes dhe zgjatjeve të kushteve, çmimi i saj arriti në 598 milionë euro. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes njoftojnë se me vazhdimin e shtesave ligjore të propozuara shtyhet afati për ndërtim, ndërsa burimet financiare për ndërtim mbeten të pandryshuara, gjegjësisht 598 milion euro.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vuani nga reumatizma? Mësoni si të përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të tmerrshme që mund të keni
Next Article Të shtëna në Haraçinë, ka edhe të plagosur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?