By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuk mban dot lotët – Fjoralba Ponari ndërpret emisionin pas një poezie kushtuar nënës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Nuk mban dot lotët – Fjoralba Ponari ndërpret emisionin pas një poezie kushtuar nënës
Showbizz

Nuk mban dot lotët – Fjoralba Ponari ndërpret emisionin pas një poezie kushtuar nënës

admin
Last updated: 02/04/2024 15:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Albano Bogdo tregoi mbrëmjen e djeshme (e martë) në Ferma VIP historinë e dhimbshme të jetës së tij.

Ai zbuloi se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas dhjetë vitesh është takuar me të atin kur ndodhej për një koncert në Milano.

“Babai dhe mamaja ime janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë. Dashamirësit të thonë je ti burri i shtëpisë tani, dhe të jesh burri i shtëpisë do të thotë të punosh, të heqin nga fëmijëria. Lër librat merr një termuz dhe shit akullore. Ia kam ndjerë mungesën babait por nuk e kam shprehur asnjëherë”.

Aktori tutje theksoi: “Armiku më i madh që kam pasur ishte ai. Një ditë e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri tjetrin. Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite qe nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”.

Pas këtij rrëfimi, Bes Kallaku recitoi një poezi për nënën, duke bërë kështu që të përloten të gjithë përfshirë edhe Fjoralba Ponarin.

Prezantuesja, e cila ka humbur nënën dy vjet më parë, u detyrua të ndërpresë spektaklin për pak çaste dhe të kalojë në publicitet.

“Ju lutem publicitet”, tha ajo mes lotësh.

You Might Also Like

Celine Dion befason fansat në Paris, performon spontanisht para hotelit

Festivali i Filmit në Venecia do të hapet me çmimin për arritje jetësore të George Clooney-t

Jaime Pressly nxirret nga një hotel në Kaliforni pas një incidenti të dyshuar

Doja Cat thyen heshtjen për “demonët” dhe varësinë: Nuk jam e pathyeshme

Ylli i Dolly Parton në Walk of Fame dëmtohet disa ditë pas vdekjes së saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo OBRM-PDUKM
Next Article Kurti: Për herë të parë në regjistrimin e popullsisë do të regjistrohen edhe dëmet e luftës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?