By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Petrovska – Stjuard Piç: Bashkëpunimi në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar forcon sigurinë e rajonit dhe sigurinë kolektive të Aleancës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Petrovska – Stjuard Piç: Bashkëpunimi në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar forcon sigurinë e rajonit dhe sigurinë kolektive të Aleancës
Maqedoni

Petrovska – Stjuard Piç: Bashkëpunimi në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar forcon sigurinë e rajonit dhe sigurinë kolektive të Aleancës

admin
Last updated: 03/04/2024 15:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot është takuar me të dërguarin  e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, lordin Stjuard Piç për të cilën kanë diskutuar për sigurinë e gjendjes në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për zhvillimin e marrëdhënieve në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar si aleatë në Aleancë, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes.

Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Metju Loson.

Maqedonia e Veriut, theksoi ministrja, e llogarit Mbretërinë e Bashkuar një vend aleat me të cilin kemi lidhje të forta miqësore dhe bashkëpunim të zhvilluar në mbrojtje që ndihmuan të arrijmë standardet e NATO-s.

“Angazhimi jonë i përbashkët për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit është më se i dukshëm. Me mbështetjen britanike, ne vazhdojmë ta zhvillojmë terrenin tonë më të madh të stërvitjes në një qendër moderne trajnimi që ofron kushte të shkëlqyera për zhvillimin e ndërveprimit ndërmjet aleatëve të NATO-s”, tha Petrovska, thuhet në kumtesën e MM-së.

Përfaqësuesi special, lordi Piç në takim theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një bashkëpunim të fuqishëm në mbrojtje, i dukshëm përmes mbështetjes të vazhdueshme britanike në fushën e edukimit ushtarak, llojeve të ndryshme të donacioneve dhe stërvitjeve të përbashkëta të pjesëtarëve të dy forcave të armatosura në poligonin “Krivollak”.

Në kumtesë thuhet se Mbretëria e Bashkuar është një vend aleat me të cilin Maqedonia e Veriut ka zhvilluar bashkëpunim gjithëpërfshirës në mbrojtje. Në vitin 2023 u kryen dhjetë stërvitje të përbashkëta, ndërsa pjesëtarët e Armatës vazhduan të aftësohen në shkollat ​​e larta ushtarake në vend.

Në “Krivollak” me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar prej rreth një milion paund britanik janë instaluar 14 njësi komplekse të lëvizshme për trajnimin e personelit të armatës në mjedis urban, janë dhuruar sisteme elektronike të shënjestrimit, ndërsa është ndërtuar një kullë gjuajtje në fazën përfundimtare. Përveç kësaj, ushtarët britanikë kryen një numër të madh trajnimesh me pjesëtarët e grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë së Armatës së Maqedonisë. 

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përurohet pllaka përkujtimore për policin Enver Zymeri – flamuri i Kosovës vendoset në vendin ku ai u vra
Next Article A do t’i faleshin gjynahet eventuale Shaqir Fetahut nëse jep dorëheqje Natën e Kadrit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?