By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë
Maqedoni

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

admin
Last updated: 16/04/2024 11:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Pejës ka reaguar sot pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës në orët e mëngjesit, ndërkaq dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj.

Nga Drejtoria për Shëndetësi në një postim në Facebook bëhet e ditur se Gjyljeta Ukella për dy dekada ka shërbyer si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëtores shëndetësore të stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Do të mbetet në kujtimet e secilit kolegë për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu personalitetin e Gjyljetes. U prehsh në parajsë!”, thuhet në postim.

Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit Peja është tronditur nga vrasja e një gruaje. Dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj, gjersa Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar armën.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj ka thënë për Telegrafin se bëhet fjalë për një rast të rëndë, ku burri dyshohet se ka kryer vrasjen e gruas së tij.

Ai gjithashtu njoftoi se në momentin kur ka ndodhur vrasja në banesë kanë qenë vetëm çifti.

“Isha në vendin e ngjarjes, sapo u ktheva. Atje ka mbetur prokurori kujdestar dhe zëdhënësi i Prokurorisë, është një rast i rëndë ku dyshimet janë ku i dyshuari ka vrarë gruan e vet. Për momentin i dyshuari është arrestuar, dhe këto janë informatat fillestare, ndërsa më vonë do të dalim me njoftim zyrtar. Vetëm burri dhe gruaja kanë qenë në banesë, sipas informatave të deritanishme çifti kanë tre fëmijë”, u shpreh ai.

NjoftimTë tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës…

Posted by Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë on Tuesday, April 16, 2024

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear
Next Article “Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?