By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit 
Maqedoni

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit 

admin
Last updated: 16/04/2024 13:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) ka sot në rend dite çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.  

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një postim në platformën X shkruan se sot anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kanë mundësi të dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Sot, anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u jepet mundësia të dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut! Kushdo që beson vërtet në një të ardhme që mbështet këto vlera do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan e para e shtetit.

Ndryshe, Besnik Tahiri, pjesë e delegacionit të Kosovës ka shkruar se këto ditë janë historike për vendin tonë.

Në platformën “X”, ai shkruan se në ora 16:00 do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku raporti i Dora Bakoyannis duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve prezentë, transmeton Telegrafi.

“Të martën, më 16 prill 2024, mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare. Ky sesion pranveror i Asamblesë Parlamentare i Këshillit të Evropës është i një rëndësie historike. Këtë ditë, diku rreth orës 16:00, do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë sesion do të diskutohet raporti i znj. Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë”, shkruan ai. 

Today, @PACE_News Assembly Members are given the opportunity to send a powerful message that Europe stands strong in its commitment to democracy & human rights!

Everyone that truly believes in a future that upholds these values will vote in favor of 🇽🇰's membership to the @CoE. pic.twitter.com/N1n7a98IUJ

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 16, 2024

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?
Next Article Pas vrasjes në Pejë, proteston Kolektivi Feminist: Të shpallet gjendje emergjente

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?