By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM-ja e filloi fushatën për zgjedhjet parlamentare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM-ja e filloi fushatën për zgjedhjet parlamentare
Maqedoni

LSDM-ja e filloi fushatën për zgjedhjet parlamentare

admin
Last updated: 18/04/2024 14:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 prill – Jam i bindur se për 20 ditë prej sot së bashku do ta vulosim një fitore dhe sukses të madh për Maqedoninë Evropiane. LSDM-ja dhe koalicioni për të ardhmen evropiane do të marrin mbështetje të madhe nga qytetarët dhe do ta formojnë Qeverinë e re në të cilën më së voni deri në vitin 2030 do ta dërgojnë vendin në BE, por dhe do ta sjellin Evropën këtu në Maqedoni, porositi sot kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe bartësi i Listës zgjedhore 1 me temën “Nuk ka dorëzim për të ardhmen”, me të cilën LSDM-ja e filloi fushatën për zgjedhjet parlamentare.

Kovaçevski prezantoi rezultatet e punës në mandatin e kaluar dhe prezantoi planin për ekonominë, mbështetjen për qytetarët, kompanitë, për luftën me korrupsionin.

Të vetëdijshëm jemi, tha Kovaçevski, edhe pse bëjmë shumë gabime dhe marr përgjegjësi për atë. E dimë se qytetarët janë të zhgënjyer nga rritja e çmimeve, nga korrupsioni, arbitrariteti, papunësia dhe abuzimet e pjesës së politikës. Po, qytetarët janë në rend të parë dhe i pranoj kritikat e tyre për gabimet e bëra. Vetëm ai që është vetëkritik dhe i vetëdijshëm për gabimet e tij ka fuqinë t’i korrigjojë ato. Për këtë arsye kemi krijuar një plan të qëndrueshëm dhe të zbatueshëm që është përkthyer në programin tonë për katër vitet e ardhshme, theksoi Kovaçevski.

Paralajmëroi, siç tha, luftë vendimtare dhe më efektive kundër krimit dhe korrupsionit.

“Nuk ka më çështje në sirtarë dhe më në fund do të bëjmë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, kujt i pëlqeu apo s’ka dashur do të fillojë i pari me kandidatët për deputetë në zonën e parë, do të vazhdojë me politikanët dhe do të kalojë te gjyqtarët, prokurorët dhe tek të gjithë ata që në 32 vitet e fundit kanë “mbledhur” pasuri”, tha Kovaçevski.

Fokusi jonë kryesor, theksoi, mbetet anëtarësimi në BE dhe dhe nuk ka alternativë tjetër të ndërtojmë shtetin ashtu siç dëshirojmë.

“BE-ja është mënyra e vetme për të ndryshuar gjërat për të mirë. Nuk heqim dorë nga përfundimi i negociatave me BE-në deri në vitin 2028 dhe përmbushja e ëndrrës që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski.

Dërgoi kritika deri tek VMRO-DPMNE opozitare për të cilën porositi se “me manipulim me fjalë njëra pas dyerve ndërsa tjetra në rrugë nuk udhëhiqet shteti”.

Mes tjerash postet drejtuese në ministri dhe institucione do t’i kenë vetëm ata që e meritojnë realisht me përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre.

Ngjarja filloi me një video fjalim të anëtarit të partisë gjermane simotër PSE, Olaf Sholc, me mesazhin se për një BE të fortë kërkon procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti: Serbia shtet mafioz, ku kryemafiozi është presidenti Vuçiq
Next Article Gjermania arreston dy spiunë rusë, kishin plane sabotazhi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?