By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Njohu Berishën si drejtues të PD-së, shkarkohet nga detyra gjyqtari Agron Zhukri për probleme me pasurinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Njohu Berishën si drejtues të PD-së, shkarkohet nga detyra gjyqtari Agron Zhukri për probleme me pasurinë
Shqipëri

Njohu Berishën si drejtues të PD-së, shkarkohet nga detyra gjyqtari Agron Zhukri për probleme me pasurinë

admin
Last updated: 19/04/2024 10:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Agron Zhukri, gjyqtari qe njohu Sali Berishën si drejtues të PD.

Vendimi ndaj tij u dha nga një trupë e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Hetimi administrativ ndaj Zhukrit në shkallën e parë të Vetingut u bë vetëm mbi kriterin e pasurisë.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë Komisioni konstatoi probleme me pasuritë e tij. Sipas KPK familja e gjyqtarit kishte pamundësi financiare për krijimin e një pasurie prej 93 mln lekë.

Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai u kthye në kryefjalë të mediave, opolitikës dhe opinionit publik pas vendimit në pranverën e 2022, ku mes konflikteve Lulzim Basha-Sali Berisha se kush drejtonte Partinë Demokratike, Zhukri i dha të drejtë ish-kryeministrit. Më pas ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.

Në nëntor 2023, KPK shkarkoi nga detyra edhe gjyqtaren Blerina Muça, e cila në betejën gjyqësore për vulën dhe logon e PD, pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për t’u konsideruar si palë dhe ankimuar vendimin e Zhukrit.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deputeti ukrainas thirrje Serbisë të shkëputet nga Rusia: Do gjakderdhje në Ballkan
Next Article Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?