By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHA Ujësjellësi kërkon nga Qeveria para për pagat dhe shpenzimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SHA Ujësjellësi kërkon nga Qeveria para për pagat dhe shpenzimet
Maqedoni

SHA Ujësjellësi kërkon nga Qeveria para për pagat dhe shpenzimet

admin
Last updated: 19/04/2024 14:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 prill – Organizata e Sindikatës në SHA Ujësjellësi kërkon prej Qeverisë që të transferojë fondet për pagat dhe shpenzimet për karburant, energji elektrike dhe pjesët rezervë për t’i përgatitur dhe mirëmbajtur kanalet vaditëse dhe kulluese, tubacioneve të furnizimit me ujë të papërpunuar për të filluar dhe përfunduar sezonin 2024.

Në protestën e qetë të punonjësve para drejtorisë së NP Ujësjellësi dhe njëkohësisht në të gjithë 14 shoqatat e kësaj shoqërie aksionare, përfaqësuesit e sindikatës kumtuan se nuk e kanë marrë pagën e marsit dhe informuan për problemin e mospagesës së shërbimeve të ujit nga shoqata e shfrytëzuesve komunalë të cilët iu kanë borxh 240 milionë denarë, dhe se ajo i toleron ekipin e tyre menaxhues.

Prej themelimit të vitit 2016, në tre vitet e fundit janë përballur me një krizë financiare dhe viti më i vështirë për ta është viti 2024. Ata paralajmëruan se çështja do të vihet në pikëpyetje e fryti bujqësor dhe kërcënohet jetesa e 30 mijë familjeve bujqësore.

“Nuk do të mund të dërgojmë ujë deri tek tokat bujqësore dhe tubacionet për të ofruar ujë të papërpunuar tek ndërmarrjet, kështu duke rrezikuar frytet bujqësore, gjë që do të rezultojë në rrezikimin e mbijetesës së 30.000 familjeve bujqësore që jetojnë vetëm nga bujqësia dhe katër qyteteve që përdorin ujin e pijshëm”, deklaroi Kosta Malzarkov, kryetar i organizatës së sindikatës së SHA Ujësjellësi të cilët kanë 517 punonjës në të gjithë vendin.

Theksoi se nga mjetet e grumbulluara për vitin e kaluar deri në shkurt të vitit 2024, është dashur të marrin paga deri në qershor të vitit 2024, por Drejtoria e të Ardhurave Publike i ka bllokuar llogarinë dhe i ka marrë të gjitha mjetet.

Detyrimet e papaguara ndaj  DAP-it janë për shkak të faturave që i kemi dorëzuar ndërmarrjeve komunale në Kumanovë, Strumicë, Berovë dhe Kavadar të cilët nuk i kanë paguar detyrimet ndaj nesh, ndërsa që janë rreth 240 milionë denarë, prej të cilave vetëm TVSH-ja është 45 milionë. Kumanova ka borxh 154 milionë, Stumica 62 milionë, Berova 12 milionë dhe Kavadari 11 milionë. Nga shtatori TVSH-ja na ka ngarkuar rreth 90 milionë në bazë të TVSH-së 75 milionë, ndërsa për taksën e solidaritetit rreth 15 milionë denarë, që është gjysma e të gjitha mjeteve të mbledhura gjatë një viti. Mjetet e grumbulluara për shërbimet e ujit janë aq të vogla sa që ka pagë vetëm për tetë muaj, ndërsa ku janë mjetet tjera për derivatet, energjinë elektrike që përdorin pompat e ujitjes, pjesët e këmbimit dhe shpenzimet tjera”, theksoi Malzarkov.

Siç tha ai, mbi 15 vjet çmimet për shërbimet e ujit janë të pandryshuara dhe nuk është llogaritur rritja e pagës minimale dhe çmimet për shpenzimet (karburanti, rryma, pjesë rezervë). Të ardhurat nga shërbimet e ujit nga viti 2016 për sipërfaqet bujqësore që ujitin janë ulur me rreth 22 për qind që, tha ai,  vjen si pasojë e rënies së interesit për të punuar në bujqësi, shndërrimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore dhe për shkak të sistemeve të vjetruara.

Kryetari i AGRO-sindikatës, Igor Kitanovski deklaroi se vitin e kaluar kishte problem për pagesën e pagës së majit, ndërsa këtë vit, tha, “golgota” filloi që nga marsi.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Next Article Rriten kreditë konsumatore, banesore, automobilistike dhe kreditë e llogarive vijuese në mars

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?