By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë
Maqedoni

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

admin
Last updated: 19/04/2024 19:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dibër, 19 prill – Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar një numër më i madh personash se sa, që sipas censusit të vitit 2021, ka një popullsi rezidente.

Në Komunën e Dibrës me të drejtë vote janë regjistruar 19.334 persona, kundrejt 15,412 sa ka banorë sipas regjistrimit, ndërsa në komunën fqinje, Qendra Zhupë, me popullsi rezidente janë 3.720 banorë ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 7.393 persona me të drejtë vote.

“Në shikim të parë kjo e dhënë është konfuze, por kjo është një fenomen që është i pranishëm edhe në komunat e tjera, si në disa cikle zgjedhore më parë është edhe komuna fqinje e Mavrovës dhe Rostushës. Kjo është për shkak të emigrimit masiv të pranishëm në këtë rajon. Më konkretisht, numri i votuesve është më i madh sepse përfshin edhe shtetasit që janë jashtë vendit dhe posedojnë dokumente personale të vendit tonë”, deklaroi për MIA-n, Nexhip Iljaz kryetar i Komisionit Zgjedhor Komunal Zgjedhor për Qendër Zhupën. 

Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme po ecin pa probleme.

“Sot në Dibër ka përfunduar trajnimi pesëjavor i 270 anëtarëve për 27 këshillave zgjedhor, si dhe për KKZ-të. Më tre prill me sukses ka mbaruar trajnimi katërditor në Qendër Zhupë për 160 anëtarë në 16 këshilla zgjedhor dhe KKZ”, tha për MIA-n, Ali Rexha, përgjegjës për ekipin treanëtarësh të trajnuesve.

Sipas njerëzve të parë të KKZ-së janë shqyrtuar kërkesat dhe dokumentacioni i dorëzuar dhe është vendosur që të martën të votojnë në kushte shëpiake 32 persona të dobët dhe të sëmurë në komunën e Dibrës dhe 5 në Qendër Zhupë, aq sa janë regjistruar.

Të dyja komunat janë pjesë e njëzisë zgjedhore pesë, do të votohet në 27 gjegjësisht, 16 vendvotime, të cilat kryesisht janë vendosur në hapësirat e shkollave.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari: Ahmetit nuk i falet që i hapi dyert ndikimit serb në Maqedoni
Next Article Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?