By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami: Funksionarët e BDI-së në Listën e Zezë të SHBA-së, shkak për përçarje në Frontin Europian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami: Funksionarët e BDI-së në Listën e Zezë të SHBA-së, shkak për përçarje në Frontin Europian
MaqedoniPresident 2024TOP LAJM

Kasami: Funksionarët e BDI-së në Listën e Zezë të SHBA-së, shkak për përçarje në Frontin Europian

admin
Last updated: 20/04/2024 16:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 prill – Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në “Euronews Albania” deklaroi se në Frontin Europain ka shumë tensione dhe përçarje, për çka shpreson që të mos eskalojnë në incidente më të mëdha. Ai theksoi se shembull i gjendjes së tensionuar në Frontin Europian janë edhe incidenet dhe reagimet e bartësve të tyre në Njesinë e 5-të zgjedhore.

“Para disa ditëve u dështoi një tubim në Strugë, ku pastaj doli edhe reagimi i njërit nga bartësit e Zonës 5, pra njëri nga bartësit e Frontit Evropian, ku siç duket ka pasur tensione në mes të grupit të tij dhe grupit të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Pra, kjo garë besoj të përfundojë pa ndonjë incident më serioz, sepse ne si koalicion opozitar, si VLEN, nuk jemi të interesuar që të ketë tensione, për shkak se vlerësojmë se votuesit tani janë votues familjar të cilët duan një ambient të qetë politik për të dalë me familjet e tyre për të votuar për ndryshimin të cilin e presin”, ka thënë Kasami.

Kreu i Lëvizjes BESA tha se listat e koalicionit VLEN janë të pastra dhe nuk ka persona që janë të shkruar në Listën e Zetë të SHBA-së.

“Ne jemi shumë të sigurt dhe po e themi shumë hapur se nuk ka dhe nuk do të tolerojmë një person i tillë të jetë pjesë e Koalicionit VLEN, apo të jetë në listat e Koalicionit VLEN. Ne kemi qenë të kujdesshëm në përpilimin e listave për deputet që në asnjë moment të mos kemi asnjë person me biografi të dyshimtë dhe që të jemi me lista të pastra, gjë që nuk ndodh në anën tjetër. Atë që përmenda më herët, në Strugë edhe pse BDI kishte deklaruar se ishte e distancuar nga kryetari i Komunës së Strugës, ai është pjesë aktive e kampanjës së BDI në Zonën 5 dhe kjo në fakt po ju sjell tensione dhe po i rikthen konfliktet e së kaluarës në mes të ASH dhe BDI-së dhe BDI ka pjesë të strukturave të saj persona nongrata, ka persona që në të asrdhmen të jenë nëpër këto lista të zeza”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai foli edhe për euforinë që është krijuar në mbështetje të Koalicionit VLEN në të gjitha vendbanimet shqiptare, ku theksoi se qytetarët si asnjëherë më parë rreshtohen rreth VLEN-it dhe presin të vijë ndryshimi.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligji për shërbim të lartë mbetet në harresë
Next Article Ministri i Jashtëm iranian: Të ulen tensionet në Lindjen e Mesme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?