By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani nga malësia e Tetovës: Front i madh Europian do të bëhet mburoja e fuqishme e atij nacionalizmi në rritje dhe do të bëhet urë drejtë Brukselit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani nga malësia e Tetovës: Front i madh Europian do të bëhet mburoja e fuqishme e atij nacionalizmi në rritje dhe do të bëhet urë drejtë Brukselit
MaqedoniPresident 2024

Osmani nga malësia e Tetovës: Front i madh Europian do të bëhet mburoja e fuqishme e atij nacionalizmi në rritje dhe do të bëhet urë drejtë Brukselit

admin
Last updated: 21/04/2024 00:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 21 prill – Sot kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Europian, Bujar Osmani, vizitoi vendbanimet e Tetovës dhe malësisë së Sharrit, duke nisur nga Bozovci, Veshalla, Brodeci, Shipkovica, Liseci, Gajrja e tj. dhe me banorët e këtyre fshatrave diskutuan për programin e tij si president dhe për udhëkryqin në të cilin gjendet vendi që korrespondon me peshën me rëndësi historike të kandidaturës së tij për president.

Osmani duke potencuar se si kandidat i Frontit Europian gjegjësisht i nëntë partive politike dhe katër komuniteteve, që gjithsej bëjnë diku 47% të popullit në Maqedonisë së Veriut, shqiptar, turq, boshnjak dhe rom, shtoi se kësaj radhe gjasat janë shumë serioze për të kaluar si kandidat shqiptar në raundin e dytë. Duke pas parasysh votat do të shpërndahen në 5 kandidat, secili më vete i fuqishëm, kjo atij i jep epërsi për të dal në raundin e dytë.

“Por, kjo kërkon mobilizim, prandaj nuk kam lënë vendbanim pa kaluar. Dhe porosia më e madhe që mund t’ua dërgojmë, është se, tash më jemi shtet i dy popujve, që garojnë në raund të dytë për president, një maqedonas, një shqiptar. Ky është mesazh historik. Prandaj ju kisha lut që të mobilizoheni, që ta bëjmë ta mundshme thyerjen e kësaj barriere, sepse krijohet eufori, e euforia është si ortek i borës që mbledh përpara. Prandaj ju bëjmë thirrje njerëzve, që të mundemi ta arrijmë këtë fitore historike, të kalojmë në raundin e dytë” – kërkoi mbështetjen e popullit Osmani.

Mes tjerash Osmani ju referua edhe bukurive të këtyre fshatrave duke i krahasuar ato me vendet turistike zvicerane dhe austriake duke shtuar se po të ishim vend i Bashkimit Evropian do të kishte garë për vizitë të kësaj ane. Mes tjerash shtoi “na duhet mbështetja, na duhet bashkimi kësaj radhe që të mundemi t’i realizojmë ato qëllime që i kemi nis, e qëllimet janë të mbara, nijeti është i mirë: për të bërë një jetë më të lehtë, një jetë më të mirë, t’i mbajmë njerëzit këtu, të mos na ikin, ta sjellim Europën këtu e mos të shkojmë ne atje…nëse e realizojmë atë qëllim, sinqerisht mund të them që kjo do të jetë qendër e turizmit malor të Europës.

Osmani në fund falënderoi të gjithë banorët për mbështetjen dhe shtoi se vota e tyre më 24 prill do ta përcaktojnë fatin e zgjedhjeve të 8 majit. “Ju ftoj që të mërkurën të mobilizohemi, të jemi të gjithë bashkë për shkak se ky vendim i të mërkurës e përcakton drejtimin kah do e marrë e ardhmja e popullit tonë, e vendit tonë” dhe nënvizoi se fatkeqësisht po ballafaqohemi edhe me një kërcënim të madh që vjen prej nacionalizmit që është vazhdimisht në rritje dhe se shpreson që ky Front i madh Europian që është ndërtuar, do të bëhet mburoja e fuqishme e atij nacionalizmi dhe do të ndërtojë një urë që çon në Bruksel.   

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM (VIDEO)
Next Article Menduh Thaçi mban tubim në Trebosh, merr mbështetje nga banorët e kësaj zone

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?