By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Albin Kurti me mesazh diasporës për zgjedhjet në Maqedoni: Qytetarët e RMV-të kanë nevojë për një faktor politik shqiptarë të fuqishëm, andaj dilni masivisht dhe votoni VLEN, sepse ja VLEN
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Albin Kurti me mesazh diasporës për zgjedhjet në Maqedoni: Qytetarët e RMV-të kanë nevojë për një faktor politik shqiptarë të fuqishëm, andaj dilni masivisht dhe votoni VLEN, sepse ja VLEN
MaqedoniPresident 2024TOP LAJM

Albin Kurti me mesazh diasporës për zgjedhjet në Maqedoni: Qytetarët e RMV-të kanë nevojë për një faktor politik shqiptarë të fuqishëm, andaj dilni masivisht dhe votoni VLEN, sepse ja VLEN

admin
Last updated: 21/04/2024 00:40
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Cyrih, 20 prill – Kandidati për deputet i VLEN, Bekim Qoku ka përcjellur fjalën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Berlin e Zyrih lidhur me përkrahjen e dhënë për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit në Maqedoninë e Veriut.

Ja fjalimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

“Të dashur bashkatdhetarë, Të nderuar udhëheqës politikë, Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Afrim Gashi e Bekim Qoku.

Më vjen keq që nuk mund të jem sonte me juve në Berlin dhe Zyrih. Obligimet dhe detyrat e shumta në Kosovë në përgjegjësitë e mia si kryeministër i Republikës dhe si kryetar i VETËVENDOSJE!-s ma bënë të pamundur kësaj radhe që t’ju bashkangjitem. Ju përshëndes përzemërsisht nga Prishtina.

Për më tepër, kemi kërcënime të vazhdueshme nga fqinji ynë verior i cili këtë javë po mban ushtrime ushatarke, sidomos në Peshter, dje me dronë luftarakë kamikazë, 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe 3 kilometra larg Malit të Zi. Në njërën anë, ky ushtrim është cenim i sigurisë dhe paqes në rajon, e në anën tjetër, është ndotja më e madhe e ajrit dhe tokës në këtë shekull në Sanxhak.

Ata do të dështojnë, ne do të fitojmë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të na dëmtojnë. Andaj, duhet të jemi të fortë dhe të kujdesshëm. Në Kosovë jemi duke e bërë edhe regjistrimin e popullsisë i cili filloi para dy javëve dhe zgjat deri më 17 maj. Ky regjistrim i popullsisë është vendimtar për planifikim të saktë dhe shpërndarje të drejtë në çdo fushë e sektor. E di që regjistrimi i fundit në Maqedoni të Veriut i nxori shqiptarët 29,5% të popullsisë. Por e di që mërgata jonë shqiptare nuk është e ndarë sipas shteteve ku jemi në Ballkan, andaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë në tubim që të regjistrohen. Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës, dhe prej se është hapur platforma janë regjistruar afër 35 mijë qytetarë deri më tani. Andaj, bëjeni regjistrimin online përmes platfomës ediaspora.rks-gov.net.

Të mërkurën e 24 prillit mbahen zgjedhjet presidenciale të raundit të parë, kurse pas dy javësh raundi i dytë përputhet me zgjedhje parlamentare. Votoni masivisht. Ju uroj e dëshiroj zgjedhje të lira dhe demokratike, të ndershme e të mbara. Maqedonia e Veriut është shtet fqinj, partner dhe mik i Kosovës. Është anëtare e re e NATO-s, ka orientim përgjithësisht pro-evropian, ia ka vendosur sanksionet Federatës Ruse për shkak të agresionit në Ukrainë. Dhe, kështu duhet të mbetet edhe pas këtyre zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Republika jonë, por edhe rajoni i Ballkanit Përendimor në përgjithësi, ka nevojë për një faktor politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili në këto kohëra të ballafaqimit të përditshëm e sistematik me Serbinë agresore, do të jetë krah i fortë i Kosovës, në mbështetje të paqes e sigurisë, mirëqenies e demokracisë.

Unë uroj që Presidenti dhe Qeveria e ardhshme të jenë pro-evropiane, demokratike, progresiste. Të tillë që ta mbështesin fuqishëm ndërtimin sa më të shpejtë të rrugës me tunel nën Malet e Sharrit e që i lidh Prizrenin me Tetovën, duke e përgjysmuar kohën e udhëtrimit. Uroj që Presidenti dhe Qeveria e ardhshme të dalin nga i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur” që lindi në Novi Sad. Nisma “Ballkani i Hapur” nuk është mjaftueshëm evropiane. Ballkani evropian që e duam e na duhet është mjaftueshëm i hapur. Dhe, uroj që në politikën e jashtme të fqinjësisë së mirë Presidenti dhe Qeveria e ardhshme në Shkup t’i vendosin më lart Tiranën e Prishtinën, bashkë me Sofjen e Athinën, sesa Beogradin.

Të dashur mërgimtarë tanë e qytetarë evropianë, mos harroni edhe që me 9 qershor janë zgjedhjet në Bashkimin Evropian. Më të rëndësishmet që nga vitit 1979 kur u mbajtën ato për herë të parë për Parlamentin Evopian. Të gjithë ju që keni të drejtë vote, dilni në zgjedhje me 9 qershor dhe inkurajoni rrethin tuaj familjar e farefisnor, miqtë e dashamirët, kolegët dhe të njohurit e tjerë, të votojnë për progresistët dhe demokratët. Kontinenti ynë duhet shpëtuar nga racizmi e ksenofobia, dhe atyre që pak a shumë flirtojnë me ta. Mbështeteni familjen politike të qendrës së majtë, sepse vetëm ajo është e besueshme në luftën kundër ekstremizmave dhe kundër fashizmit të shekullit XXI që kërcënojnë rëndë demokracitë evropiane, e posaçërisht Gjermaninë.

Të dashur bashkatdhetarë, sa më shpesh që mblidheni e diskutoni, sa më shumë që bashkoheni e angazhoheni, aq më mirë për juve dhe për neve. Le të punojmë bashkë për zhvillim, le të përpiqemi vazhdimisht për drejtësi, le të qëndrojmë gjithnjë për barazi, le të kontribuojmë pa u ndalur për përparim. Ju përshëndes të gjithëve e në veçanti mikun tim e kryetarin tuaj Dr. Arben Taravarin që e kam shok ngaherë dhe i besoj si për nga orientimi ashtu edhe për nga karakteri. Energjia e re është e mirëseardhur në skenën politike shqiptare për shumë arsye. Ajo gjithsesi ia vlen, sidomos në situatat që po i përjetojmë e jetojmë tani. Suksese të mërkuren e zgjedhjeve dhe në çdo ditë pune e pushimi!”

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujar Osmani: Sellca nuk ndahet nga fronti
Next Article Zaimi i VV-së: Kur Kurti mbështet VLEN-in reagojnë të gjithë, kur Scholz mbështet LSDM-në heshtin të gjithë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?