By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE: Presim proces zgjedhor demokratik më 8 maj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BE: Presim proces zgjedhor demokratik më 8 maj
Maqedoni

BE: Presim proces zgjedhor demokratik më 8 maj

admin
Last updated: 28/04/2024 10:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup 28 prill – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, kur do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare njëkohësisht.

Kandidatja opozitare Gordana Silanovska-Davkova e fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën bindshëm po pamjaftueshëm per ta shmangur rundin e dytë, ku më 8 maj do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

Geer tha se shpreson se pjesa e dytë e fushatës zgjedhore dhe zgjedhjet e dyfishta do të kalojnë në një frymë demokratike dhe paqësore, siç e vlerësoi OSBE/ODIHR rundin e parë në raportin e saj preliminar.

“Më e rëndësishmja është…në rundin e parë zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë përgjithësisht të qetë dhe demokratike. Dhe, ne shpresojmë shumë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare, të gjithë të angazhohen për ta përfunduar procesin përmes mesazheve pozitive në fushatë”, tha Geer.

Ai nuk i ka komentuar zërat se mund të ketë bojkot të zgjedhjeve presidenciale në rundin e dytë me qëllim që të mos arrihet pragu i daljes për 40 për qind, për ta dështuar procesin.

“Çdo çështjeje tjetër politike që lidhet me zgjedhjet, shpresoj ta kuptoni që nuk do ta komentoj në këtë fazë. Është në dorën e qytetarëve që të vendosin për të ardhmen e vendit”, shtoi ai.

Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar rundin e dytë.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian i mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN 9.21 për qind të votave.

Njoftimet jozyrtare flasin për një bojkot të LSDM-së, por edhe të BDI-së, edhe pse nga partia që drejtohet nga Ali Ahmeti kanë thënë se do të dalin me një qëndrim se si do të veprojnë në rundin e dytë.

Nga koalicioni opozitar VLEN kanë thënë se nuk do të bëjnë thirrje për bojkot, pasi votuesit janë ata që duhet të vendin se për cilin kandidat do të japin votën e tyre.

Osmani dhe Taravari i fituan rreth 210.000 vota së bashku në rundin e parë dhe besohet se, në mungesë të tyre në rundin e dytë, votat e shqiptarëve mund të luajnë rol vendimtar në garën për president mes Davkovës dhe Pendarovskit, siç kishte ndodhur para pesë vjetëve./rel

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nxënësit prej nesër në pushim pranveror, mësimi do të vazhdojë më 7 maj
Next Article Bytyçi: Beteja jonë për Maqedoninë Evropiane nuk ka përfunduar!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?