By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Maqedoni

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

admin
Last updated: 01/05/2024 09:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjermania do ta mbështesë Kosovën me 90 milionë euro për dy vitet e ardhshme, nga të cilat 20 milionë do të jenë grante.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori gjerman Jorn Rohde, në një postim në “X” .

“Negociatat e suksesshme të qeverisë mes Kosovës dhe Gjermanisë u përfunduan dje, rezultojnë në një mbështetje shtesë prej 90 milionë eurove për Kosovën për dy vitet e ardhshme, nga të cilat 20 milionë euro janë grante. Kjo nënvizon përkushtimin tonë të fortë për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rohde.

Ndërkaq në një njoftim të ambasadës gjermane thuhet se kjo marrëveshje e re shënon një rritje të një rritje të konsiderueshme në vlerën e mbështetjes krahasuar me periudhën e mëparshme 2022/2023, e cila ishte vlerësuar në 37 milionë euro, duke treguar kështu një thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Këto fonde do të përdoren për të mbështetur integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do të përqendrohen, midis të tjerash, në investime në sektorin e energjisë, në veçanti në procesin e dekarbonizimit, sigurimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, ofrimin e trajnimeve dhe punësimit, si dhe mbështetjen e komunave, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë gjermane duke përmendur disa projekte të rëndësishme që janë zbatuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, siç është projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore dhe rehabilitimin e ujërave të zeza në Prishtinë, menaxhimit të mbeturinave në të gjithë Kosovën si dhe themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.

Successful 🇽🇰-🇩🇪 Government Negotiations were concluded yesterday, resulting in 90 mil EUR additional support to 🇽🇰 for the two coming years of which 20 mil EUR are grants.
This underlines our firm commitment to support 🇽🇰 on its path towards the 🇪🇺
👇🏽 https://t.co/yS5NpuW8Dr

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 1, 2024

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tuchel beson se Bayerni i tij ka gjasa të barabarta sa Reali për të shkuar në finale
Next Article Dita e ndeshjes: Borussuia Dortmund pret PSG-në në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Signal Iduna Park

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?