By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHZ-ja rrumbullaksoi karvanin edukativ në Rajonin e Tetovës dhe Manastirit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHZ-ja rrumbullaksoi karvanin edukativ në Rajonin e Tetovës dhe Manastirit
Maqedoni

KSHZ-ja rrumbullaksoi karvanin edukativ në Rajonin e Tetovës dhe Manastirit

admin
Last updated: 02/05/2024 12:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 maj – Karvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si pjesë e fushatës “Është radha jote”, nisi më 18.04.2024 dhe deri tani ka vizituar komuna të ndryshme në të gjithë vendin, në të gjitha njësitë zgjedhore. Votuesit në Shtip, Konçë, Strumicë, Kumanovë, Studeniçan, si dhe në Shkup (komunat e Kisella Vodës, Aerodromit, Karposhit dhe Qendrës) morën materiale informative dhe edukative si pjesë e karvanit, me qëllim që të edukohen dhe informohen saktë për të drejtat e votimit të çdo votuesi në zgjedhjet e ardhshme. Vende të tjera që u vizituan ishin edhe Staro Nagoriçani, Tetova, Tearca, Plasnica, duke përfshirë stacionin e fundit të karvanit, Manastirin dhe Gradskon.

KSHZ, si pjesë e vetë karvanit, përmes materialit të shpërndarë edukativ për të drejtat e votimit për zgjedhjet e ardhshme, i edukoi qytetarët për të dy ciklet zgjedhore. Nga të gjitha vizitat e realizuara, një numër i madh i qytetarëve i pranuan me interes informacionet edukative, të cilat u ndanë nga përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Krahas materialeve promovuese të shpërndara, mesazhi “Është radha jote” mbërriti tek qytetarët edhe në një mënyrë tjetër, me një instalim në formën e semaforit, ku ndriçon “drita e gjelbër” që çdo votues të japë votën e tij në zgjedhjet e ardhshme.

Njëkohësisht, të gjithë ata që preferojnë pajisjet inteligjente patën mundësinë të skanojnë semaforin e vendosur gjatë karvanit përmes një kodi QR dhe të marrin online informacion shtesë për të drejtat e tyre të votimit, në ueb faqen zyrtare www.sec.mk.

Më datën 08.05.2024, çdo zgjedhës do të ketë mundësinë për të votuar fshehurazi dhe lirisht, duke rrethuar numrin e tyre rendor në fletëvotim.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përmes fushatës edukative dhe informative – “Është radha jote”, u bën apel të gjithë zgjedhësve se të drejtat personale të votës u garantohen.

https://122b186556d002a228fbde7c5f2ff5c4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Zgjedhjet presidenciale të rrethit të dytë do të mbahet në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare, më 08.05.2024.

Si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare, Programi i Qeverisë Zvicerane për Mbështetjen e Zgjedhjeve, i zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore – IFES (International Foundation for Electoral Systems – IFES), po mbështet fushatën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve “Është radha jote”, me qëllim që materialet edukative dhe informative të mbërrinë më afër popullsisë së zonave rurale, si dhe afër grupeve të margjinalizuara.

Nëse ende nuk e kanë bërë këtë, votuesit kanë mundësi të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore në linkun në vijim: https://www.izbirackispisok.gov.mk/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rangnick refuzon zyrtarisht Bayern Munichun, zbulon edhe arsyen
Next Article Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?