By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Showbizz

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

admin
Last updated: 02/05/2024 12:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja 77-vjeçare, Cher, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një takim me Elvis Presleyn.

“Kjo ndodhi sepse isha pak nervoze për reputacionin e tij. Jam realisht pak e turpshme ndaj meshkujve”, ka thënë artistja në emisionin “The Jennifer Hudson Show”. Ajo ka shpjeguar gjithashtu pse viteve të fundit kalon kohën kryesisht me meshkuj më të rinj.

“Arsyeja pse dal me djem më të rinj është se meshkujt e moshës sime ose më të moshuar… Epo, tani të gjithë janë të vdekur. Edhe më parë frikësoheshin të më afroheshin, ndërsa meshkujt më të rinj ishin të vetmit që…”, ka thënë këngëtarja.

Pasi tha këtë, moderatorja e emisionit komentoi “Ata janë të guximshëm” dhe Cher ra dakord, duke thënë: “Janë edukuar nga gra si unë”.

Cher është në lidhje prej dy vitesh me një djalë 40 vjet më të ri.

Cher ka qenë për disa vite në një marrëdhënie me reperin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards. Çifti u pa për herë të parë në nëntor të vitit 2022 duke u mbajtur për dore në Los Angeles, dhe Cher u shfaq për herë të parë me Edwards në tapetin e kuq në mars vitin e kaluar kur u puthën para kamerave.

Cher dhe Alexander Edwards (Foto: Getty Images)

Vitin e kaluar në shtator, në një shfaqje mode të “Balmain” në Paris, ata zyrtarisht konfirmuan se janë në një lidhje. Artistja e famshme ka qenë e ftuar vitin e kaluar në “The Kelly Clarkson Show”, ku ka komentuar për diferencën e madhe të moshës ndërmjet saj dhe Edwards.

“Në letër, kjo tingëllon pak e çuditshme, por në realitet ne përshtatemi shkëlqyeshëm. Ai është i jashtëzakonshëm, dhe unë nuk i atribuoj burrave cilësi që nuk i meritojnë. Shumë i sjellshëm, i zgjuar, i talentuar dhe vërtet argëtues”, tha ajo atëherë. “Nëse nuk do të kisha takuar meshkuj të rinj gjatë jetës sime, nuk do të kisha dalë kurrë në ndonjë takim sepse burrat më të moshuar nuk më pëlqenin aq shumë”, shtoi ajo. 

Cher dhe Alexander Edwards (Foto: Getty Images)

You Might Also Like

Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Ish-gruaja e Eminemit arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KSHZ-ja rrumbullaksoi karvanin edukativ në Rajonin e Tetovës dhe Manastirit
Next Article Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?