By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konflikti i të riut me ish të dashurën eskaloi në tentim vrasje, detaje për incidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konflikti i të riut me ish të dashurën eskaloi në tentim vrasje, detaje për incidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj
Maqedoni

Konflikti i të riut me ish të dashurën eskaloi në tentim vrasje, detaje për incidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

admin
Last updated: 04/05/2024 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Aksidenti që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dyshohet se ishte i qëllimshëm dhe i parapriu një konflikt verbal në mes të dy palëve të përfshira. Një 24-vjeçar po dyshohet se e goditi veturën ku ndodheshin dy persona, si pasojë e një mosmarrëveshje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, gjithçka kishte nisur në afërsi të një banke që ndodhet në atë pjesë, ku i dyshuari ishte takuar me viktimën, një vajzë 25-vjeçare, me të cilën kanë pasur lidhje dashurie në të kaluarën.

Në bazë të informacioneve të para, biseda mes tyre ishte e tensionuar, çka e shtyri viktimën që të largohej prej aty, bashkë me vëllain.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pasi vajza vazhdoi rrugën e saj, i dyshuari e ka ndjekur nga pas me veturën e tij dhe në një moment e ka goditur, duke tentuar që ta ndalojë.

Veturat u ndeshën dhe për pasojë viktimat pësuan lëndime trupore, e gjithashtu u shkaktuan edhe dëme materiale.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është siguruar edhe prezenca e të dyshuarit, i cili ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor
Next Article Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?