By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, telegrame urimi nga presidenti Pendarovski dhe kryeministri Xhaferi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, telegrame urimi nga presidenti Pendarovski dhe kryeministri Xhaferi
Maqedoni

Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, telegrame urimi nga presidenti Pendarovski dhe kryeministri Xhaferi

admin
Last updated: 05/05/2024 11:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 maj – Besimtarët e krishterë në Maqedoninë e Veriut dhe në botë festojnë ditën e Pashkëve sipas kalendarit Gregorian. Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Talat Xhaferi nëpërmjet telegrameve uruan Kryepeshkopin z.z. Stefan dhe besimtarët ortodoksë Ngjalljen e Krishtit.

Në urimin drejtuar qytetarëve, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski bën thirrje për pjesmarje aktive në proceset e ndërtimit të shtetit, njashtu frymëzon për bashkëjetesë dhe harmoni mes tyre.

“Ringjallja e Krishtit na çliron nga frika e vdekjes, por edhe na detyron, në vend të vëzhguesve pasivë, të jemi pjesëmarrës aktivë në rindërtim. Dhe këtë do ta bëjmë me çdo akt solidariteti ndaj të pambrojturve dhe kujdesit për natyrën, me përkushtimin për liri, drejtësi dhe paqe, me luftën për drejtësi sociale dhe për një jetë dinjitoze të bashkëqytetarëve tanë. Duke rikthyer shpresën tonë në të mirën e përbashkët, kjo festë na kujton se kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe se jemi përgjegjës për njëri-tjetrin”, thuhet në urimin e Pendarovskit.

Mesazh urimi për besimtarët ortodoks ka dërguar edhe kryeministri Talat Xhaferi, i cili bën thirje për respekt të ndërsjellë ndaj sfidave që kërcënojnë paqen në botë.

“E mira e përbashkët, është një përcaktim i bekuar njerëzor dhe ajo mund të arrihet vetëm nëse respektohen postulatet bazë të cilave u referohen shembujt e shumtë në histori. Sidomos në kontekstin e sotëm, kur njerëzimi dhe bota për çdo ditë përballen me sfida të ndryshme që e kërcënojnë jetën, paqen, shëndetin dhe mirëqenien mentale, nevojiten më shumë se kurrë mesazhet e shpresës, unitetit dhe besimit në atë të mirë të përbashkët, të bazuar mbi praktikimin e vlerave universale siç janë humanizmi, solidariteti, përgjegjësia dhe respekti i ndërsjellë”, qëndron në urimin e Xhaferit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmenë flasin për çmimet dhe investimet
Next Article Ngjarje e rëndë në Shkodër: Zhduket nëna me tre fëmijë, dyshohet se u mbytën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?