By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Maqedoni

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

admin
Last updated: 06/05/2024 12:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë një ushtrim të përbashkët në Kampin Vrella i quajtur “Golden Sabre 2024.”

Ky ushtrim do të nis nesër, është bërë e ditur në njoftimin për media.

“Ky ushtrim do të testojë aftësinë tonë për të zbatuar procedurat e përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë. Do të përfshijë një numër të konsiderueshëm të personelit, makinave dhe aseteve që operojnë në zonën e ushtrimit, si dhe në periferi dhe në rrugët kryesore të fqinje”, ka njoftuar KFOR.

“Golden Sabre 2024” është një reflektim i bashkëpunimit tonë të gjatë dhe përkushtimit për të mbështetur sigurinë afatgjatë në Kosovë, në të mirën e të gjitha komuniteteve.

Komandanti i KFOR-i, Ozkan Ulutas ka thënë se ky ushtrim simbolizon përkushtimin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Ky ushtrim i përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Duke bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne tregojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për të mbrojtur stabilitetin rajonal. Ne presim me padurim përfundimin e suksesshëm të këtij ushtrimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis të gjithë të përfshirëve”, tha Ulutas.

KFOR-i shton se po vazhdon të zbatoj mandatin e tij të OKB-së, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurtë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes.

“KFOR-i është reaguesi i tretë në siguri, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Ligjit të Unionit Evropian (EULEX), të cilat veprojnë si reaguesi i parë dhe i dytë”, thuhet në njoftim. 

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: “Ai as që flet me të, nuk është e drejtë”
Next Article Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët – ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?